TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidenti sirian shpall armëpushim dhe marrëveshje të plotë integrimi midis qeverisë dhe SDF-së

by tëvë1
8 muaj ago
2
A A
Presidenti sirian shpall armëpushim dhe marrëveshje të plotë integrimi midis qeverisë dhe SDF-së

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa njoftoi të dielën një armëpushim gjithëpërfshirës dhe një marrëveshje për integrim të plotë mes qeverisë siriane dhe SDF-së, duke parashikuar masa të gjera për rikthimin e autoritetit shtetëror në verilindje të vendit, transmeton Anadolu.

Sipas kushteve të publikuara nga Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA), marrëveshja parasheh një armëpushim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës në të gjitha frontet dhe vijat e kontaktit mes forcave qeveritare dhe SDF-së.

Marrëveshja hyn në fuqi paralelisht me tërheqjen e të gjitha formacioneve ushtarake të lidhura me SDF-në drejt zonave në lindje të lumit Eufrat, si një hap përgatitor për ridislokim.

Sipas marrëveshjes, provincat Deir ez-Zor dhe Raka do t’i dorëzohen plotësisht dhe menjëherë qeverisë siriane, si në aspektin administrativ ashtu edhe ushtarak. Kjo përfshin transferimin e të gjitha institucioneve dhe objekteve civile në këto dy provinca. Marrëveshja përcakton se punonjësit aktualë në Deir ez-Zor dhe Raka do të mbahen zyrtarisht në kuadër të ministrive përkatëse të shtetit sirian dhe se qeveria nuk do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj personelit të SDF-së apo anëtarëve të administratës civile në këto dy provinca.

Gjithashtu, ajo parashikon integrimin e të gjitha institucioneve civile në provincën Haseke në institucionet shtetërore dhe strukturat administrative të Sirisë.

Si pjesë e marrëveshjes, qeveria siriane do të marrë kontrollin e të gjitha pikave kufitare dhe të fushave të naftës dhe gazit në rajon. Këto zona do të sigurohen nga forcat siriane për të garantuar që të ardhurat t’i kthehen shtetit, tha SANA.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Sali Berisha: Nesër kthehen kryelart, heronjtë e Kosovës

Sali Berisha: Nesër kthehen kryelart, heronjtë e Kosovës

SHBA-të pranojnë për herë të parë se kanë vendosur armë në hapësirë

SHBA-të pranojnë për herë të parë se kanë vendosur armë në hapësirë

SHBA-ja zhvendos miliona dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme

SHBA-ja zhvendos miliona dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën