Një person është arrestuar nga Policia në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë, pasiqë ndaj tij ekzistonte një urdhër-arrest ndërkombëtar për veprat penale sulm dhe vrasje në tentativë.
Sipas autoriteteve, arrestimi është kryer më 17 janar, ndërsa i dyshuari ishte në kërkim nga institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje, ndërkohë që organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.







