Opinionet e Komisionit të Venecias, përkrahin procesin e vettingut në vend.
E këtë kërkohet ta paraprijnë reformat në drejtësi.
Kjo u cilësua si fitore e madhe e drejtësisë, nga kreu i ekzekutivit.
Ministrja e Drejtësisë, potencoi se vettingu do t’i përfshijë të gjithë akterët e drejtësisë.
E vettingu nuk ishte i vetmi që mori opinion nga Komisioni i Venecias.
Sipas Haxhiut, edhe byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ka marrë besim.
Procesi i vettingut, sipas projektligjit është proces i përkohshëm i cili do të vlerësojë aftësitë profesionale, performancën, integritetin dhe pasurinë e gjykatësve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Kronika e realizuar nga gazetarja Florijeta Dernjani.