TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Operacion në mesnatë / 15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga “burgu i VIP-ave” në Durrës drejt Peqinit

by TËVË 1
3 orë ago
1
A A
Operacion në mesnatë / 15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga “burgu i VIP-ave” në Durrës drejt Peqinit

Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026, ku 15 të burgosur me rrezikshmëri tepër të lartë janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, institucioni i konsideruar aktualisht si më i sigurti në vend.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15. Burime jo zyrtare konfirmojnë se ky grup përbëhet nga eksponentët më të rrezikshëm të botës së krimit, mes tyre edhe emra të njohur, si Lul Berisha.

Vendimi për zhvendosjen masive të burgosurve me rrezikshmëri të lartë erdhi menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve shqiptare dhe që nxori në pah nevojën për riorganizim të menjëhershëm të burgjeve.

Në fokus të operacionit ishin personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët deri më tani qëndronin në Burgun e Durrësit, institucion i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, për shkak të kushteve dhe profilit të disa të dënuarve.

Fillimisht ishte paralajmëruar që një pjesë e të burgosurve të transferoheshin drejt burgut të Fierit apo institucioneve të tjera, por më të rrezikshmit janë përzgjedhur të sistemohen në Peqin, burg që ka seksion të posaçëm të sigurisë së lartë dhe kontroll maksimal.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se 206 të dënuar dhe paraburgosur të Burgut të Durrësit janë kaluar në “sitë”, për të vlerësuar nivelin e rrezikshmërisë së secilit. Një ditë më parë Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari urdhëroi hartimin e një plani të ri kombëtar rishpërndarjeje, duke i ndarë të burgosurit sipas rrezikut shoqëror.

Pika kyçe e urdhrit ishte largimi i të gjithë personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit, i cilësuar shpesh për kushtet e tij më komode, dhe sistemimi i tyre në një nga 7 burgjet e sigurisë së lartë që funksionojnë në Shqipëri.

Deri para këtij vendimi, në një seksion të veçantë në Burgun e Durrësit ndodheshin 27 persona me rrezikshmëri të lartë, pjesë e një total prej 54 të dënuarve dhe 152 paraburgosurve. Arratisja e Altin Ndocit i akuzuar për disa krime të rënda u bë katalizatori që vuri në lëvizje këtë operacion të gjerë.

Operacioni i transferimit drejt Peqinit shihet si një sinjal i fortë i shtetit për rikthimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në sistemin penitenciar, veçanërisht pas rasteve të përsëritura të shkeljeve dhe gjetjes së telefonave celularë të fshehur gjatë kontrolleve në Burgun e Durrësit.

Aktualisht, në Shqipëri funksionojnë 20 institucione të vuajtjes së dënimit, nga të cilat 7 kanë seksione të sigurisë së lartë, ku tashmë po përqendrohen elementët më problematikë të botës së krimit.

Tags: DurresOperacionePeqinTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha: Masakra e Reçakut mbetet plagë e hapur, drejtësia ende mungon

Basha: Masakra e Reçakut mbetet plagë e hapur, drejtësia ende mungon

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Gruaja në Podujevë raporton se është sulmuar seksualisht nga një burrë, i dyshuari lirohet

Reçaku, krim kundër njerëzimit: Fjalët tronditëse të William Walker që zgjuan botën

Reçaku, krim kundër njerëzimit: Fjalët tronditëse të William Walker që zgjuan botën

Masakra e Reçakut, Hamza: Falë sakrificave dhe gjakut të dëshmorëve, ne gëzojmë lirinë

Masakra e Reçakut, Hamza: Falë sakrificave dhe gjakut të dëshmorëve, ne gëzojmë lirinë

FBK reagon ashpër, paralajmëron masa drastike

FBK reagon ashpër, paralajmëron masa drastike

Osmani: Reçaku, dëshmi e gjallë që regjimi serb synoi ta zhduk popullin shqiptar nga faqja e dheut

Osmani: Reçaku, dëshmi e gjallë që regjimi serb synoi ta zhduk popullin shqiptar nga faqja e dheut

Basha: Masakra e Reçakut mbetet plagë e hapur, drejtësia ende mungon

Basha: Masakra e Reçakut mbetet plagë e hapur, drejtësia ende mungon

Kurti në Reçak: Do të angazhohemi derisa kriminelët të dalin para drejtësisë

Kurti në Reçak: Do të angazhohemi derisa kriminelët të dalin para drejtësisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Gruaja në Podujevë raporton se është sulmuar seksualisht nga një burrë, i dyshuari lirohet

Hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet rusi në Zveçan

Policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në 2023-tën në Zveçan

Zhduket një person në Pejë

Raportohet i zhdukur një person në Klinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën