TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy shkolla në Podujevë me infrastrukturë të dëmtuar, nxënësve u rrezikohet jeta

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Dy shkolla në Podujevë me infrastrukturë të dëmtuar, nxënësve u rrezikohet jeta

Mbajnë emrin e heroit të kombit “Ali Ajeti”. Por gjenden në kushte mjaft të rënda. Dy shkollat me emrin e njëjtë në fshatrat Ballofc dhe Lladofc të Podujevës, tash e disa vjet përballen me infrastrukturë të vjetruar.

Alea Hajdari, nxënëse e klasës së katërt në shkollën fillore “Ali Ajeti” në Ballofc, thotë se nga infrastruktura e dëmtuar shpeshherë i është rrezikuar edhe jeta.

“Këtu janë kushtet e vështira, po pikon uji kur po bjen shi, kur kemi qenë në pushim ka ra tavani”, thotë ajo.

Nxënëse e kësaj shkolle është edhe Anisa Hajdini. Ajo thotë se kushtet jo të mira po ndikojnë edhe në mësim.

“E kam vështirë sepse këtu është pak pluhur dhe bankat janë pak në gjendje jo të mira me i vendos librat është pak vështirë por po mundohem që të jem më e qetë”, thotë ajo.

Megjithatë ajo ka shpresë që vitin e ri shkollor do ta nisë në kushte më të mira.

Pasi objekti i ri shkollor, tashmë është në fazën finale të ndërtimit.

“Po unë jam shumë e lumtur që kemi me dal në shkollën e re kom me vazhdu 4 vjet në shkollën e re dhe besoj që kam me qenë shumë e kënaqur”, shtoi Hajdini.

E në dy shkollat e fshatit Lladofc e Ballofc, përveç kushteve të rënduara infrastrukturore, mungojnë edhe laboratorët si dhe kabinetet përcjellëse.

“Po momentalisht këtu po shihet që shkolla është pak e vjetër në shumë vende po pikon ujë këtu na mungojnë edhe mjete konkretizimi laboratore, mjete të informatikës i kemi disa por jo të mjaftueshme”, thotë Lulzim Ajvazi, drejtor i dy shkollave “Ali Ajeti”.

Se me çfarë po përballen si nxënësit ashtu edhe mësimdhënësit, janë në dijeni edhe zyrtarët e Komunës së Podujevës.

“Ne i kemi gjet këto probleme të trashëguara tanimë edhe në shkollën e Ballofcit dhe Lladofcit këto dy paralele janë të ndara të shkollës ‘Ali Ajeti’ në Sfeçël, ne kemi filluar investimet në fshatin Ballofc, vazhdimin e investimeve për të ndërtuar shkollën e re, dhe nxënësit e atij Komuniteti do t’i pret shkolla e re në muajin Shtator”, thotë Avni Fetahu, drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës.

Nga Komuna thonë se në shkollën e fshatit Lladofc do të bëhen investime, kjo pasi Komisioni Evropian pritet të dhurojë ndihmë financiare 60 mijë euro.

Por deri në finalizimin e punimeve nxënësit e këtushëm do të vazhdojnë të përballen me kushte të rënda.

Kronika e realizuar nga gazetarja Furtuna Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kusari-Lila: Zgjedhjet, zgjidhja më e afërt dhe e pranueshme e ngërçit politik

Kusari-Lila pas tërheqjes së Sejdiut: Kosova rrezikon të përballet sërish me zgjedhje

“Info Nata”- 14.09.2026

“Info Nata”- 14.09.2026

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI po mendon të vendosë “frena” në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kusari-Lila: Zgjedhjet, zgjidhja më e afërt dhe e pranueshme e ngërçit politik

Kusari-Lila pas tërheqjes së Sejdiut: Kosova rrezikon të përballet sërish me zgjedhje

Deputeti i PDK-së propozon “Koalicion për Normalitet” me VV-në dhe komunitetet joshumicë

Deputeti i PDK-së propozon “Koalicion për Normalitet” me VV-në dhe komunitetet joshumicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën