TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shënohet dita e çlirimit në Skenderaj e Klinë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shënohet dita e çlirimit në Skenderaj e Klinë

Kulla e familjes e cila i dha të gjitha për lirinë e vendit, ishte në këtë gjendje edhe në 23-vjetorin e çlirimit të Skenderajt.

Për ta vizituar Kullën e Jasharajve në Prekaz të shtunën erdhi Ramadan Hoti, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai rrëfen se si e gjeti Prekazin në ditën kur okupatori serb u largua nga kjo pjesë.

“Ditën e Çlirimit pasi hymë në Skenderaj kemi ardhë disa shokë knena për Prekaz kështu që ka qenë krejt e shkatërrume totalisht. Tash prej atij shkatërrimi shifen vetëm kullat këtu që janë të shkatërrume sepse këto janë renovu e rregullum ama total çdo sen këtu ka qenë e shkatërrime”, thotë Hoti.

Hoti ka një dëshirë për kullat që po rrezikojnë të shemben.

“Këto u kanë mirë nga qeveria a nga ndonjë donator me u ba sepse janë t’u u shemb, asht historia t’u ra t’u u prish”, shtoi ai.

Ditën kur u çlirua Skenderaj e kujton mjaft mirë edhe Abdullah Gashi, ish-komandant togu në zonën e Kryshecit e Polacit. Ai tregon se teksa ishin të udhëzuar të vëzhgonin forcat serbe kur po largoheshin, kishin vërejtur se ata po bënin veprime kriminale.

“Duke u larguar forcat serbe gjatë vëzhgimeve tona që i kemi ba kur kanë qenë nëpër pozicione të tyne forcat serbe kanë demolu, kanë vjedh e gjana të tjera të pahijshme që nuk i takon asnjë populli”, tha Gashi.

Pasi që kishin hyrë në Shtëpinë e Kulturës në qytet, Gashi me bashkëluftëtarë kishin gjetur një serb por kishin vendosur të mos e vrisnin.

“Popullata, kur e kemi zdjerg prej atyhit popullata thjesht ka desht me hangër siç thojnë populli por ne nuk e kemi lanë kurrqysh me iu avit por na e kemi marrë dhe ia kemi dorëzu KFOR-it francez. Na nuk jemi kriminel, nuk kemi bo krime”, shtoi ai.

Dita e Çlirimit të shtunën u shënua edhe në një qytet jo larg Skenderajt, atje të Klinës.

Komandanti Ibish Rraci tregon se si një ditë para çlirimit kishin hasur në rezistencën e serbëve, të cilët e qëlluan edhe me bomba nga një shtëpi ku ishin fshehur.

“Kur kam shku te dera, dera ka qenë e mbyllur. Me qytë të pushkës automatike i kam thye xhamat. Ata janë friku që do të muj me hy aty. Por pareshtur nga ballkoni më janë gju bomba, bomba të dorës. Unë nuk i maj ato reliktet por i kam pas deri vonë edhe maicat edhe patikat e mbuluara me gjak”, tha Rraci.

Rraci shton se pas kësaj ndodhie kishin intervenuar trupat e NATO-s të cilat i kishin larguar nga aty trupat serbe.

Për nder të Ditës së Çlirimit, si Skenderaj ashtu edhe Klina kanë shënuar aktivitete të ndryshme.

Kronika e realizuar nga gazetari Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën