TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani në takim me Sorensenin: Dialogu me Serbinë duhet të çojë në njohje reciproke dhe trajtim të barabartë

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Osmani në takim me Sorensenin: Dialogu me Serbinë duhet të çojë në njohje reciproke dhe trajtim të barabartë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, gjatë të cilit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë, proceset zgjedhore, situate e sigurisë, raportet me Bashkimin Evropian, si dhe e ardhmja e dialogut me Serbinë.

Në takim, Osmani theksoi se procesi i dialogut duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke dhe se suksesi i dialogut varet edhe nga trajtimi barabartë i palëve.

Ajo potencoi se Serbia vazhdimisht e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke kryer akte agresioni, si dhe duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani tha se ky proces duhet të ketë objektiva të qarta dhe rezultate të matshme në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar se interpretimi selektiv i marrëveshjeve e dëmton procesin. Më tej, Presidentja Osmani e informoi z. Sørensen për zhvillimin e suksesshëm, demokratik dhe gjithëpërfshirës të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Kosovë dhe vlerësoi se zgjedhjet dëshmuan pjekurinë demokratike të shtetit dhe funksionimin e institucioneve në përputhje të plotë me standardet evropiane”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërkohë, në takim u diskutuan gjithashtu marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ndryshe, Osmani përshëndeti vendimin e dhjetorit për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, të shpallur në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së partneritetit të plotë dhe të barabartë ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

“Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, Presidentja Osmani theksoi se dhënia e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri strategjike, jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe kredibilitetin e vetë BE-së. Presidentja Osmani vuri në pah përputhshmërinë e plotë të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, bilancin e dëshmuar demokratik dhe vrullin e reformave në vend. Presidentja theksoi se do të vazhdojë të punojë me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për avancimin e statusit kandidat të Kosovës, pa vonesa të mëtejme”, thuhet ndër të tjera./teve1.info/

Tags: BEKosove - SerbiPeter SorensenVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Ja kur do të vijnë në Kosovë milionat e BE-së

Ja kur do të vijnë në Kosovë milionat e BE-së

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte në Skenderaj

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, në fokus edhe çështja e Presidentit

Putin e quan vrasjen e Khameneit një “shkelje cinike të moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare”

Putin e quan vrasjen e Khameneit një “shkelje cinike të moralit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare”

Kallas e BE-së: Vdekja e udhëheqësit suprem të Iranit “moment përcaktues në historinë e Iranit”

Kallas e BE-së: Vdekja e udhëheqësit suprem të Iranit “moment përcaktues në historinë e Iranit”

Egjipti paralajmëron për kaos në Lindjen e Mesme pas sulmeve izraelito-amerikane ndaj Iranit

Egjipti paralajmëron për kaos në Lindjen e Mesme pas sulmeve izraelito-amerikane ndaj Iranit

Dëmtohet ambasada e Serbisë në Teheran

Dëmtohet ambasada e Serbisë në Teheran

Iran: Krijohet këshilli i përkohshëm për drejtimin e vendit pas vdekjes së liderit suprem

Iran: Krijohet këshilli i përkohshëm për drejtimin e vendit pas vdekjes së liderit suprem

Ja kur do të vijnë në Kosovë milionat e BE-së

Ja kur do të vijnë në Kosovë milionat e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën