Gjykata Themelore në Ferizaj, njofton se ka caktuar 12 shkurtin si datë për mbajtjen e seancës fillestare ndaj të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Sipas Gjykatës, seanca do të mbahet nga ora 09:00, ndërkaq gjykatës i rastit është caktuar Ilir Bytyqi.
Në këtë rast H.B., R.M., V.Ç., E.L.,Sh.K. të akuzuar për veprën penale “Vrasja e rendë” dhe D.G., i akuzuar për shkak të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryersve pas kryerjes së veprave penale”.








