Një i mitur është therur me thikë mesditën e sotme në Gjakovë.
Rastin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakoës, Lumni Grishta i cili tha se i dyshuari është identifikuar, por gjendet në arrati.
Ai ka thënë se me urdhër të prokurorit, rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.
“Rasti ka ndodh rreth orës 12:30. Viktima është jashtë rrezikut për jetë, megjithatë për trajtim të mëtutjeshëm i njëjti është transferuar për në QKUK. I dyshuari është identifikuar por për momentin është në arrati. Me urdhër të prokurorit rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor”, ka deklaruar Grishta./teve1.info/







