Sipas policisë, raportues ka qenë një burrë, i cili ka treguar se gruaja e tij po ushtron dhunë ndaj tij, shkruan teve1.info.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit thuhet se rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare po ushtron dhunë ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.