Rasti ka ndodhur të premten në Prishinë ndërsa bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, shkruan teve1.info.
Ndërsa me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Dëshmorët e Gollakut, Prishtinë 17.06.2022 – 10:30. Një mashkull kosovar ka vdekur, pasi është rrëzuar derisa ishte duke kryer punime në një kompani private të ndërtimit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.