TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Vendimin e Supremes për rrymë, PDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Vendimin e Supremes për rrymë, PDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu u shpreh se vendimi i Supremes është i ndikuar politikisht nga qeveria aktuale.

“Ne si PDK e kundërshtojmë ashpër këtë vendim të Gjykatës Supreme duke e konsideruar atë si vendim të ndikuar politikisht nga qeveria aktuale. Gjykata Supreme duket se ka qenë e prirë nga interesa të tjera klanore, karrieristike dhe posaçërisht politike po të mos ishte kështu siç konstatova e ndikuar dhe e pa sens do të vendoste ashtu sikundër do ta udhëzonin normat dhe ligjet në fuqi. Dhe ashtu siç kanë vendosur edhe Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit”, u shpreh Abdullahu.

Abdullahu duke e konsideruar si të padrejtë vendimin e ZRRE-së, u shpreh se PDK nuk do e lë me kaq.

“Vendimi ky që po flasim sot i Gjykatës Supreme është vendim i padrejtë për nga mungesa e sensit për të kuptuar se si jetojnë qytetarët e Kosovës, për nga mungesa e profesionalizmit, profesionalizëm ky që bie viktimë e politikës arrogante, qeveritare që mendon se drejtësia në politik dhe qeveri është mbi drejtësi që duhet ta ndaj gjykata. PDK nuk do e lë me kaq ne do të gjejmë forma të ndryshme për ta shtyrë përpara kauzën tonë që ka për qëllim mbrojtjen e kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës i cili po dëmtohet pandalshëm nga papërgjegjësia e kësaj qeverie”, theksoi ai.

Avokati Faton Fetahu tha brenda dy javëve me qëllim të vlerësimit të kushtetutshmërisë së vendimit të djeshëm të Supremes, këtë vendim do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Supreme ndalohet vetëm në këtë kushtin e parë të vlerësimit ligjor duke pretenduar se parashtruesi i kërkesës nuk ka ofruar prova të mjaftueshme të cilat e provojnë faktin se vendimi kontestues u shkakton dëme qytetarëve të Kosovës…. konstatoj me vetëbesim të plotë se kjo është një nga konstatimet më të padëgjuara në procesin e vendimmarrjes gjyqësore të sistemit të Kosovës sepse është kusht Gjykata Supreme sikurse ajo paraprake këto tri kushte t’i vlerësojë ajo fare nuk i vlerësoi rrjedhimisht nuk e bërë punën e saj në pajtim me ligj duke rënë ndesh me disa nga garancionet themelore kushtetuese…Tashmë kam filluar shqyrtimin dhe vlerësimit të këtij vendimi dhe të njëjtën do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese, si palë të autorizuara në procedurë kemi kohë 4 muaj por këtë kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij vendimi do e bëjmë në dy javët e ardhshme”, u shpreh ai.

Lidhur me mospajtimin në mes të veteranëve dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas takimit që kanë zhvilluar sot, ai ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e kësaj partie për kategoritë e dala nga lufta.

“Do të ndërmarrim të gjitha veprimet që veteranët të jenë ata që nuk do të përjashtohen dhe përçmohen nga kjo Qeveri dhe çfarëdo që duhet do të bëjmë që kjo të mos ndodh aq më shumë për faktin se jemi të vetëdijshëm se kjo qeveri për shkak të trashëgimisë dhe mendësisë së saj përjashtuese ndaj veteranëve, ndaj vlerave të luftës është plotësisht e pakujdesshme ndaj tyre ne të vetëdijshëm për këtë do ta përkrahim veteranin sepse konsiderojmë se është e përçmuar. Se si do të jenë format e veprimit për të përkrahur këtë kategori varet se si do të vendosim ne, varet se si do të rezultojnë takimet që janë mbajtur apo do të mbahen në të ardhmen”, u shpreh ai.

Gjykata Supreme gjatë ditës së djeshme e ka hedhur poshtë vendimet e Themelores dhe Apelit, duke i dhënë të drejtë ZRRE-së, për vendimin për shtrenjtim të energjisë elektrike që ndodhi muajt e fundit. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Brenda pak ditësh certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Pllaka përkujtimore ku ra heroi Ali Ajeti në gjendje të mjerueshme, shqetësohet familja

Pllaka përkujtimore ku ra heroi Ali Ajeti në gjendje të mjerueshme, shqetësohet familja

Pjesëtarja e FSK-së fiton rastin në Gjykatë për mospagesën e orëve shtesë

Pjesëtarja e FSK-së fiton rastin në Gjykatë për mospagesën e orëve shtesë

Njësiti “FAST” pjesë e një aksioni në Prishtinë, arrestohet një person

Ekstradohet nga Britania e Madhe për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Brenda pak ditësh certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Pllaka përkujtimore ku ra heroi Ali Ajeti në gjendje të mjerueshme, shqetësohet familja

Pllaka përkujtimore ku ra heroi Ali Ajeti në gjendje të mjerueshme, shqetësohet familja

Pjesëtarja e FSK-së fiton rastin në Gjykatë për mospagesën e orëve shtesë

Pjesëtarja e FSK-së fiton rastin në Gjykatë për mospagesën e orëve shtesë

Njësiti “FAST” pjesë e një aksioni në Prishtinë, arrestohet një person

Ekstradohet nga Britania e Madhe për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

76-vjeçari goditet nga vetura në Mitrovicë

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Dridhje toke në Korçë, 12 tërmete brenda 48 orëve në Shqipëri

Rizvanolli: Disa kompani deshën të tërhiqen nga ankandi solar për shkak të sulmit në Banjskë

Rizvanolli del me sqarim për ndaljen e blloqeve në KEK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën