TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti tregon se kur do të ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

by tëvë1
3 ditë ago
60
A A
Krijohet formulari për heqje dorë vullnetarisht nga shtesat prej 100 euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e ardhshme synon të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes ekonomike në Kosovë, përfshirë pagën e 13-të për administratën shtetërore dhe masa për përballje me çmimin e energjisë elektrike.

Në një intervistë për KosovaPress, e cila përkon edhe me 27-vjetorin e themelimit të këtij mediumi, Kurti thotë se me Ligjin e ri për Buxhetin e vitit 2026 parashihet paga e 13-të për të gjithë shërbyesit publikë.

Sipas tij, normalisht paga e 13-të do të duhej të jepej në fund të vitit, por një nga vendimet e para të Qeverisë së re do të jetë që kjo pagë të jepet në fillim të vitit, sapo të formohet qeveria dhe të votohet ligji për buxhetin. Kurti theksoi se sa më herët të formohet qeveria, aq më herët do të realizohet edhe pagesa e 13-të.

Ai rikujtoi se gjatë mandatit të tij, pagat në administratën shtetërore janë rritur në përgjithësi për 47 për qind, ndërsa pabarazia mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët është zvogëluar ndjeshëm, nga raporti 20 me 1 në 4 me 1.

“Me ligjin e ri për buxhetin e vitit 2026, ne parashohim edhe pagën e 13-të në administratën shtetërore. Pra, të gjithë shërbyesit publikë do ta marrin pagën e 13-të. Me fjalë të tjera, kush punon 12 muaj, i merr 13 paga. Normal do të ishte që pagën e 13-të ta marrin kah fundi i vitit, atje te dhjetori diku. Mirëpo, një ndër pesë vendimet e para që do të marr, përveç atyre që përmenda, do të jetë natyrisht edhe paga e 13-të në fillim të vitit. Tash kjo varet kur formohet qeveria dhe kur votohet ligji për buxhetin. Porsa të bëhen këto, do ta marrim vendimin edhe për pagën e 13-të dhe ajo do të jetë në fillim të muajit. Tash, ne më të mëdha i kemi gjasat që do ta formojmë qeverinë në muajin shkurt sesa në janar, po kushedi, ndoshta dhe në janar. Sa më herët që e formojmë qeverinë, aq më herët do të mund të jepet paga e 13-të, e cila padyshim që do të jetë në fillim të vitit për administratën shtetërore, të cilëve në fakt edhe u është rritur paga në përgjithësi gjatë qeverisjes në mandatin tim, për 47%, sepse aq është rritur buxheti total i pagesave për rrogat në administratën shtetërore, me ç’rast edhe është zvogëluar dallimi i pagës më të lartë me pagën më të ulët, prej 20 me 1 siç ka qenë, në 4 me 1. Pra, 47% është rritur paga përgjithësisht në administratën shtetërore, te shërbyesit publikë, dhe në të njëjtën kohë pesëfish është zvogëluar pabarazia aty”, thotë Kurti për KosovaPress.

Duke folur për çështjen e energjisë elektrike dhe çmimin e saj, Kurti tha se qëndrimi i Qeverisë do të bëhet i ditur në pranverë, duke rikujtuar se vendimet për tarifat i takojnë institucioneve të pavarura, si Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Megjithatë, ai nënvizon se Kosova vazhdon të bartë pasojat e privatizimit të padrejtë dhe të lirë të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike.

“Ne do ta themi qëndrimin tonë në këtë pranverë kur të vijë koha, por ta keni parasysh që janë institucione të pavarura shtetërore, sikurse Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ajo e cila merret me këtë çështje. Ndërkohë që ne edhe më tutje jetojmë me një trashëgimi me të cilën nuk jemi pajtuar, por është fakt që shpërndarjen dhe furnizimin e energjisë elektrike, Kosova e ka të privatizuar tepër lirë e padrejtësisht. Në anën tjetër, ndër vendimet e para që do të marrim, do të jenë edhe një pako e përgjithshme prej 200 milionë euro për përballje me inflacionin, për kategori të cilat kanë më së shumti nevojë dhe që preken më së rëndi: pensionistët, fëmijët, sektorët, sektori privat përkatësisht punëtorët aty, punëmarrësit, dhe gjithashtu edhe studentët. E paralelisht me këtë, edhe do ta rikthejmë atë skemën që kush kursen energji elektrike, shpërblehet. E kemi pasur para tre-katër vjetëve dhe ka qenë shumë e suksesshme. Pra, nëse dikush dëshmon, ta zëmë që në muajin shkurt të vitit 2026 ka kursyer energji elektrike duke konsumuar më pak kilovat-orë sesa në shkurtin e vitit 2025, menjëherë do të shpërblehet. 150 milionë euro në mandatin që do të vijë, do t’i ndajmë për efiçiencën e energjisë elektrike. Sepse ne shpenzimin suplementar, le ta quajmë ashtu, por në anën tjetër ekzistencial, që e kemi te energjia elektrike është për ngrohje. Tash merreni me mend, digjet linjiti si qymyr, punojnë turbinat e gjeneratorit, e shndërrojnë energjinë termike në energji elektrike, të cilën ne sërish e shndërrojmë në energji termike nëpër shtëpitë dhe banesat tona. Prandaj kogjenerimi do të jetë një zgjidhje. Do ta dyfishojmë kogjenerimin prej termocentraleve. Do të kemi gjithashtu edhe mundësinë për ngrohje nëpërmjet paneleve solare dhe do ta shohim edhe mundësinë që sa më shpejt të hyjmë në gazifikimin e linjitit, pra në kapacitete të reja energjetike. Besoj që e ardhmja afatshkurtër dhe afatmesme do të jenë shumë të mira edhe në këtë aspekt”, tha Kurti.

Tags: ekzekutimikurtipaga e 13-të
Share8Tweet5

Postime të ngjashme

Gjendje me qetë në Drenas të mërkurën pas vërshimeve, dëme në biznese dhe ekonomi familjare

Gjendje me qetë në Drenas të mërkurën pas vërshimeve, dëme në biznese dhe ekonomi familjare

Dëmet nga vërshimet, mitrovicasit kërkojnë ndihmë nga komuna

Dëmet nga vërshimet, mitrovicasit kërkojnë ndihmë nga komuna

Muaj: Opozita dështoi të formojë qeverinë për shkak të konflikteve të brendshme

Muaj: Opozita dështoi të formojë qeverinë për shkak të konflikteve të brendshme

KQZ vazhdon numërimin e 16 mijë votave nga diaspora, mbi 3 mijë pako s’kanë arritur ende

KQZ vazhdon numërimin e 16 mijë votave nga diaspora, mbi 3 mijë pako s’kanë arritur ende

Gjendje me qetë në Drenas të mërkurën pas vërshimeve, dëme në biznese dhe ekonomi familjare

Gjendje me qetë në Drenas të mërkurën pas vërshimeve, dëme në biznese dhe ekonomi familjare

Dëmet nga vërshimet, mitrovicasit kërkojnë ndihmë nga komuna

Dëmet nga vërshimet, mitrovicasit kërkojnë ndihmë nga komuna

Muaj: Opozita dështoi të formojë qeverinë për shkak të konflikteve të brendshme

Muaj: Opozita dështoi të formojë qeverinë për shkak të konflikteve të brendshme

KQZ vazhdon numërimin e 16 mijë votave nga diaspora, mbi 3 mijë pako s’kanë arritur ende

KQZ vazhdon numërimin e 16 mijë votave nga diaspora, mbi 3 mijë pako s’kanë arritur ende

Muharremaj: Situata në Suharekë më e qetë një ditë pas vërshimeve

Muharremaj: Situata në Suharekë më e qetë një ditë pas vërshimeve

Ditari – 07.01.2025

Ditari – 07.01.2025

​Osmani në Gjakovë pas vërshimeve: Jemi pranë familjeve

​Osmani në Gjakovë pas vërshimeve: Jemi pranë familjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën