TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

by tëvë1
3 orë ago
1
A A
Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Policia zvicerane tha se rreth 40 persona kanë humbur jetën dhe rreth 115 të tjerë janë lënduar, shumë prej tyre rëndë, si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një bar në qytetin turistik malor Crans-Montana në natën e Vitit të Ri, duke u cilësuar si “një nga tragjeditë më të mëdha” që ka përjetuar vendi, transmeton Anadolu.

“Deri në këtë moment, kemi numëruar rreth 40 persona që kanë vdekur dhe afërsisht 115 të lënduar, shumica rëndë”, tha komandanti i policisë së kantonit Valais, Frederic Gisler, në një konferencë të përbashkët për media, duke shtuar se shifrat mbeten paraprake pasi procesi i identifikimit po vazhdon.

Ai paralajmëroi se, për shkak të natyrës ndërkombëtare të resortit, pritet që mes viktimave të ketë edhe shtetas të huaj.

Presidenti zviceran Guy Parmelin, i cili sapo ka marrë detyrën, e përshkroi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që ka njohur vendi ynë”.

“Pas këtyre shifrave ka fytyra, emra, familje, fate të ndërprera brutalisht”, tha ai. “Qeveria zvicerane dëshiron para së gjithash të shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave”, shtoi Parmelin.

Ai tha se qeveria federale po punon ngushtë me autoritetet kantonale për të siguruar identifikimin e viktimave dhe zhvillimin e hetimit penal “me gjithë profesionalizmin, rreptësinë dhe përkushtimin e nevojshëm”, duke theksuar se Zvicra ka gjithashtu përgjegjësi ndaj “personave që kishin ardhur nga jashtë për të kaluar pushimet e Krishtlindjeve” në resort.

Si një gjest simbolik zie kombëtare, Parmelin njoftoi se flamujt në Pallatin Federal do të ulen në gjysmështizë për pesë ditë.

Presidenti i Këshillit Shtetëror të Valais, Mathias Reynard, tha se autoritetet janë të vetëdijshme se identifikimi i viktimave “mund të marrë ende kohë”, duke e quajtur pritjen “një moment njerëzisht të padurueshëm” për familjet.

Ai vlerësoi reagimin e ekipeve të emergjencës dhe stafit spitalor, duke thënë se “angazhimi, profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre janë shembullorë”.

Autoritetet thanë se rreth 150 efektivë u angazhuan bashkë me 42 autoambulanca, 13 helikopterë dhe tre kamionë të reagimit ndaj katastrofave. Një numër i madh të lënduarve u dërguan në spitalet në Sion, Sierre, Martigny, Gjenevë, Lozanë, Fribourg, Bernë dhe Cyrih, ndërsa disa pacientë u transferuan në njësi të specializuara për djegie. Zvicra gjithashtu mori oferta ndihme nga jashtë, dhe disa vende, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Italinë, shprehën gatishmërinë për të pranuar pacientë me djegie të rënda.

Sa i përket hetimit për shkakun e zjarrit, Prokurorja e Përgjithshme e Valais, Beatrice Pilloud, tha se “është hapur një procedurë për të përcaktuar rrethanat e këtij zjarri”, duke shtuar se janë angazhuar ekspertë forenzikë nga Cyrihu dhe se përparësi mbetet identifikimi i viktimave dhe kthimi i trupave të tyre familjeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Pilloud tha se ende ka shumë rrethana për t’u sqaruar dhe se janë hedhur disa hipoteza, me teorinë aktualisht më të mundshme atë të një përhapjeje të përgjithshme të zjarrit që ka shkaktuar deflagrim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

Bullgaria kalon në euro, Radev: Nuk është vetëm zgjidhje ekonomike apo monedhë – është shenjë përkatësie

Bullgaria kalon në euro, Radev: Nuk është vetëm zgjidhje ekonomike apo monedhë – është shenjë përkatësie

Vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor: Izraeli miraton edhe 126 shtëpi njësi banimi

Vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor: Izraeli miraton edhe 126 shtëpi njësi banimi

Xhaka me shokët ndalin Cityn

Xhaka me shokët ndalin Cityn

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Vit i ri, dialog i vjetër

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën