TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

10 vjet dënim ndaj Slagjan Trajkoviq për krime lufte, dëshmitari: Dënim i ulët, mi vrau prindërit

Slagjan Trajkoviq është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 10 vjet burgim për krime lufte. Por dëshmitari i krimeve, thotë se dënimi është i ulët, teksa tregon se si ai ia kishte vrarë babanë dhe nënën.

by Lindrit Zejnullahu
5 muaj ago
0 0
A A

Me 10 vjet burgim është dënuar Slagjan Trajkoviq, nën akuzën për “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Ndaj tij u mor vendimi të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, e ku ai akuzohet se ka kontribuuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, torturë, trajtim mizor e çnjerëzor.

Sipas aktakuzës mesditën e 6 prillit 1999, forcat serbe ku pjesë ishte edhe Trajkoviq kishin rrethuar fshatin Reznik të Vushtrrisë, duke bërë ofensivë ndaj fshatit dhe vrarë civilë.

Këtë moment e ka ende të freskët në kujtesë, Sylejman Mustafa në këtë fshat i cili tregon për të bëmat e Trajkoviqit.

“Dy në traktor e katër në kerr, nana si u dal 20 metra prej shpisë fëmijët në oborr kanë qenë ky me kerr dhe u dalë nana edhe i kanë thënë ‘marke’, ka thënë nëna spo di qa po thu, ‘marke’ dhe s’kanë pasë tjetër dhe e kanë vra në prezencë të tre fëmijëve të vogël, unë për dritare e kam përcjellë sjam kon në oborr”, thotë dëshmitari i krimeve të luftës.

Po ashtu, ai tregon se si e kishte shpëtuar kufomën e babait ende pa ia djegur nga i dënuari për krime lufte.

“Babën e kanë gjetë në shtëpi, baba e ka pasë kamën e thyme, edhe e kanë vra i kam nij tri pushkë, edhe e kanë kallë shtëpinë, u kallë kufoma por unë e kam shpëtuar kufomën e babës pa djegë… Janë shku te haxhi Osmani, plaku 82 vjet, edhe e kanë vra edhe haxhi Osmanin në oborr, janë kthy në atë rrugë kah shtëpia jeme apet, janë shku e kanë vra edhe hoxhën në Vërrnicë”.

Mustafa i cili ka paditur Trajkoviqin, thotë se nuk janë të mjaftueshme këto dënime krahasuar me krimet e kryera.

“Shumë pak, ky është terrorist kriminel shumë i keq, këtë e njoh prej fëmijërisë, ky në çdo aksion me vra njerëz, me kallë shtëpi, me plaçkitë, me rreh, ka marrë pjesë. Ka qenë i veçantë, janë kanë, kanë pasë vendet në Novolan, Vërrnicë, Devarë, Mihaliq dhe Prolluzhë”.

Në atë ditë, forcat serbe kishin vrarë nëntë anëtarë të familjes Ujkani, ku pas vrasjes, trupat e tyre janë djegur bashkë me shtëpitë.

Më tej thuhet se më datë 22 maj të po të njëjtit vit, te varrezat e qytetit të Vushtrrisë, forcat serbe kanë tubuar rreth 20 deri në 40 mijë banorë civilë, i kanë urdhëruar të ulen në tokë e më pas i kanë rrahur me shkopinj të drurit.

Më pas shumë prej banorëve civilë ngarkohen në kamionë dhe dërgohen në burgun e Smrekonicës. Në të njëjtën ditë, 72 civilë janë ekzekutuar, ndërsa të dërguarit në burg janë marrë në pyetje, duke i torturuar dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore, e më pas dërgohen në drejtim të Shqipërisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

PDK mban sot konferencë për media

Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet

Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Dhunë psikike ndaj vajzës, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Podujevë për sulm seksual

PDK mban konferencë për media

PDK mban sot konferencë për media

Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet

Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Dhunë psikike ndaj vajzës, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Podujevë për sulm seksual

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Partitë vazhdojnë fushatën zgjedhore, publikohen aktivitetet e sotme

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Këto janë çmimet e derivateve për tri ditët e ardhshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën