TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Behrami: Ideja për emërtimin e urës mbi lumin Ibër me emrin e Albin Kurtit, çmenduri

by Tëvë1
3 ditë ago
0
A A
Behrami: Ideja për emërtimin e urës mbi lumin Ibër me emrin e Albin Kurtit, çmenduri

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës po hyn në zgjedhjet e 28 dhjetorit me entuziazëm dhe bindje të plotë për fitore, duke e cilësuar Bedri Hamzën si liderin që i nevojitet vendit siç tha ai, pas pesë vitesh kaos dhe pasigurie politike.

Sipas Behramit, qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga dramat politike dhe janë në kërkim të një kryeministri që ofron siguri, qetësi, përvojë dhe trashëgimi, vlera të cilat, sipas tij, i ka vetëm Bedri Hamza.

Ai theksoi se Hamza nuk do të jetë kryeministër i një partie apo i partnerëve të koalicionit, por kryeministër i të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ata që votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me këtë datë 28 dhjetor po hymë me shumë entuziazëm dhe me bindje të fuqishme dhe të plotë, për një fitore jo vetëm të Bedri Hamzës si kandidat dhe kandidatëve të tjerë për deputet. Qytetarët e Kosovës që 5 vite janë lodhur nga dramat politike, janë lodhur nga kaosi dhe nga pasiguria dhe janë në kërkim të një lideri i cili ofron siguri, qetësi, provojë dhe trashëgimi të cilën e ka vetëm Bedri Hamza, prandaj jam shumë optimist për këtë garë”, theksoi Behrami.

Duke folur për koalicionet, Behrami tha se PDK nuk ka vija të kuqe me partitë shqiptare, por preferon bashkëpunimin me partitë që kanë kontribuar në çlirim, liri dhe shtet ndërtimin e Kosovës, duke përmendur LDK-në dhe AAK-në.

Në aspektin programor, Behrami prezantoi premtime konkrete ekonomike, përfshirë rritje prej 50 për qind të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, nga ushtarët, infermierët dhe mjekët, te policët, mësuesit dhe stafi universitar si dhe rritje prej 50 për qind të pensioneve, ku pensioni minimal do të arrijë në 250 euro.

“Ne kërkojmë bashkim, cka kërkon LVV është mos me lëshua pe dhe mos lëshimi pe është një narracion i dominimit të plotë që të ketë një mendësi, një parti, vetëm  një lider, ky është një slogan që në vete ngërthen dëshirën e LVV-së me pas autoritarizëm në Kosovë. PDK do të zgjedh vetë partnerët e koalicionit dhe kur jemi te koalicionet ne kemi preferencë, s’kemi vija të kuqe me partitë shqiptare, ne kemi preferencë, preference jonë është me bo koalicion me partitë që kanë nis në çlirim, në liri që ka nis edhe në shtet-ndërtimin e Kosovës dhe ato janë LDK dhe AAK, edhe partitë jo serbe. Bedri Hamza do të jetë një kryeministër jo i këtyre partnereve, do të jetë një kryeministër i të gjithëve, edhe ata që do ta votojnë LVV-në. Ne kemi programin më të mirë për me kry punë, do t ketë rritje të pagave 50% për gjithë ata që punojnë në sektorin publik, prej ushtarit, infermierit, mjekut, policit, mësuesit, universitet. Do të ketë rritje 50% tëq pensioneve, pensioni më i vogël do të jetë 250 euro”, ka deklaruar Behrami në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Në fund, Behrami komentoi deklaratën e kryetarit të ri të Mitrovicës së Jugut, Faton Pecit i cili ka thënë se njëra prej urave mbi lumin Ibër duhet të mbajë emrin e Albin Kurtit.

Ku sipas Behramit, emërtimi i emrave të urave apo objekteve për persona të gjallë që, sipas tij, nuk kanë kontribuar në çlirim, liri apo shtet-ndërtim të Kosovës, është çmenduri.

“Ne kemi disa rrugë e sheshe të personave që janë gjallë, po ata quhen Xhorxh Bush, Bill Clinton dhe të mendohet që të bëhen ura për njerëz të gjallë që nuk kanë hise as në çlirim, as ne liri, as në shtet-ndërtim të Kosovës është çmenduri”, përfundoi ai./teve1.info/

Tags: Artan BehramipdkTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokratike

Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokratike

Kjo është lista e top pesë kandidatëve më të votuar nga AAK-ja

Kjo është lista e top pesë kandidatëve më të votuar nga AAK-ja

Këta janë kandidatët për deputetë më të votuar të LDK-së deri tani

Këta janë kandidatët për deputetë më të votuar të LDK-së deri tani

Fondi i Kursimeve Pensionale: Rënie më e ulët se tregjet globale dhe tarifa më të ulëta historike

Anthony Joshua lëndohet në një aksident tragjik në Nigeri, ku dy persona humbën jetën

Anthony Joshua lëndohet në një aksident tragjik në Nigeri, ku dy persona humbën jetën

Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i morën Kurti e Konjufca

Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i morën Kurti e Konjufca

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

LIVE rezultatet për kandidatët për deputetë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën