Shërbimi Korrektues i Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë në vend. Megjithatë, përkundër rolit jetik që ka, stafi korrektues vazhdon të mbetet ndër kategoritë më të anashkaluara në aspektin ligjor, profesional dhe social.
Ndryshimi i Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) është i domosdoshëm për të rregulluar disa çështje thelbësore që lidhen drejtpërdrejt me dinjitetin, sigurinë dhe perspektivën profesionale të stafit korrektues, konkretisht:
- Njohja ligjore e rrezikshmërisë së punës së stafit korrektues
- Rritja e pagës në përputhje me rrezikun dhe përgjegjësinë e punës dhe harmonizimi i pagave me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë, në bazë të natyrës së rrezikshme dhe nivelit të përgjegjësisë
- Rikthimi dhe rregullimi i stazhit të beneficuar
- Pagesa e orëve shtesë dhe e punës gjatë vikendeve, të cilat deri më tani nuk janë kompensuar në mënyrë të drejtë
- Gradimet dhe avancimet profesionale, duke rregulluar tërë strukturën e brendshme për secilën pozitë, deri në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm
- Pensionimi i parakohshëm i stafit korrektues, fillimisht në moshën 60-vjeçare, me synim që në të ardhmen të ulet në 55 vjet
- Sigurim shëndetësor dhe jetësor për personelin korrektues, në përputhje me rrezikun dhe natyrën e punës që kryejnë, përfshirë kompensimin për lëndime në vendin e punës
Dua të theksoj se stazhi i beneficuar ka qenë i garantuar me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, por padrejtësisht është hequr me miratimin e Ligjit për Shërbimin Korrektues në vitin 2022, duke cenuar rëndë të drejtat e stafit korrektues.
Në vitin 2023, përmes një ankese që kam paraqitur në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës Civil, kam arritur të fitoj të drejtën për njohjen e stazhit të beneficuar. Si rezultat i kësaj ankese, të gjithë zyrtarët korrektues kanë përfituar nga 4 vite stazh, një e drejtë që u ishte mohuar padrejtësisht.
Unë, Dritan Bajramaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numër 91, dhe zyrtar i Shërbimit Korrektues që nga viti 2002, në rast të zgjedhjes sime për deputet, do të angazhohem me gjithë qenien time që këto ndryshime të bëhen realitet në Ligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Kontributi im për ngritjen dhe avancimin e sistemit korrektues është i njohur ndër vite dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Stafi korrektues meriton trajtim dinjitoz, paga të drejta, siguri ligjore, mbrojtje shëndetësore dhe perspektivë profesionale, sepse pa ta nuk ka sistem korrektues funksional dhe as drejtësi të qëndrueshme.
Artikull i sponsorizuar nga Dritan Bajramaj







