TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeministri i Libisë konfirmon vdekjen e shefit të ushtrisë në aksidentin ajror

by tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Kryeministri i Libisë konfirmon vdekjen e shefit të ushtrisë në aksidentin ajror

Kryeministri i Libisë, Abdulhamid Dbeibeh, ka njoftuar vdekjen e shefit të shtabit të ushtrisë së vendit dhe disa zyrtarëve të lartë pas një aksidenti tragjik, teksa po ktheheshin nga një vizitë zyrtare në Türkiye.

Në një postim në platformën X, Dbeibeh tha të martën se e kishte marrë lajmin “me dhimbje dhe pikëllim të thellë”, duke konfirmuar humbjen e gjeneral-lejtnant Mohammad al-Haddad dhe anëtarëve të delegacionit të tij.

Mes viktimave, krahas al-Haddadit, janë edhe shefi i shtabit të forcave tokësore, kreu i autoritetit të industrisë ushtarake, një këshilltar i shefit të ushtrisë, si dhe një fotograf i zyrës për media.

Kryeministri tha se ngjarja kishte ndodhur gjatë kthimit të tyre nga kryeqyteti turk, Ankaraja, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e aksidentit.

Duke e cilësuar këtë si një humbje të madhe për vendin dhe forcat e armatosura, Dbeibeh u shpreh se Libia ka humbur burra që i shërbyen atdheut me “sinqeritet, disiplinë dhe përkushtim kombëtar”, ndërsa u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, kolegëve të tyre në ushtri dhe opinionit të gjerë libian.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Türkiyes, Ali Yerlikaya, deklaroi më herët se mbetjet e një avioni privat që po udhëtonte drejt Libisë dhe që kishte nisur fluturimin nga Ankaraja, me në bord shefin e ushtrisë libiane, janë gjetur në rrethin Haymana të Ankarasë./TRT/

Humbet kontakti me avionin që transportonte shefin e ushtrisë së Libisë pas ngritjes nga Ankaraja

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria e Hagës reagon pas dënimit: Ne ndoqëm individët, jo UÇK’në e as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokuroria e Hagës reagon pas dënimit: Ne ndoqëm individët, jo UÇK’në e as luftën për pavarësinë e Kosovës

Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dronin afër Mekës, Huthitë mohojnë sulmin

Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dronin afër Mekës, Huthitë mohojnë sulmin

Shembja e një ndërtese në Gaza vret 19 persona, dhjetëra të tjerë mbeten nën rrënoja

Shembja e një ndërtese në Gaza vret 19 persona, dhjetëra të tjerë mbeten nën rrënoja

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim

Kos vjen në Prishtinë të enjten, të premten mban tri takime, me Kurtin flet para medieve

Kos: Vendimet e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen

Serwer pas vendimit të Speciales: Amerikanët dhe evropianët duhet të ndihen të turpëruar

Serwer pas vendimit të Speciales: Amerikanët dhe evropianët duhet të ndihen të turpëruar

Britania e Madhe pas aktgjykimit në Hagë: Kosova mbetet mike dhe partnere e afërt

Britania e Madhe pas aktgjykimit në Hagë: Kosova mbetet mike dhe partnere e afërt

Musliu pas vendimit të Speciales: Nëse dikush ka bërë krim, sot ka bërë krim Gjykata Speciale

Musliu pas vendimit të Speciales: Nëse dikush ka bërë krim, sot ka bërë krim Gjykata Speciale

Protestuesit përleshen me policinë, Nasim Haradinj kërkon të ulen gjakrat

Protestuesit përleshen me policinë, Nasim Haradinj kërkon të ulen gjakrat

​Hidhen gurë drejt objektit të Qeverisë nga protestuesit

​Hidhen gurë drejt objektit të Qeverisë nga protestuesit

Grenell kërkon shpërbërjen e Speciales pas dënimit të Thaçit: Vendimi është skandaloz

Grenell kërkon shpërbërjen e Speciales pas dënimit të Thaçit: Vendimi është skandaloz

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën