TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“UÇK” pjesë e parkut modern në Debelldeh – kërkohet ndihma e donatorëve

Organizata e Veteraneve të Luftës, Dega në Viti, ka nisur ndërtimin e një parku modern në fshatin Debelldeh të Komunës së Vitisë. Në krye të projektit, është vendosja e shkronjave “UÇK” mbi këtë fshat. Deri më tani, thonë se kanë mbledhur 35 mijë euro, por kërkohet ndihma e donatoravë për ta finalizuar projektin.

by Fidan Zejnullahu
3 orë ago
0
A A
Auto Draft

Njërën nga shkronjat e vendosën.

E shumë shpejt, do t’i bashkohen edhe dy të tjera.

Në këtë formë, mbi fshatin Debelldeh të Vitisë, do të formohet akronimi më i famshëm tek shqiptarët.

Por, këto tri shkronja në 1100 metra lartësi mbidetare, janë vetëm njëra pjesë e një projekti madhor të nisur në korrik, nga Organizata e Veteranëve të Luftës, dega në Viti.

“Kjo hapësira këtu është parking për vetura, autobusët me u parku, sepse planifikohet që çdo nxënësit me ardh për vizitë, dhe është rruga 700 metra për me vrapua sportistët…është fusha e futbollit, shkronjat UCK, një fitnes në natyre dhe pinik familjar” shprehet kryetari i OVL- UÇK-së në Viti, Demir Hasani.

Sipas tij, ky vend do t’i mirëpres të gjitha moshat.

Por, për projektin që ka koston 200 mijë euro, thotë se deri më tani i grumbulluan vetëm 35 mijë.

Prandaj, për finalizimin e plot, sytë i kanë nga donatorët.

“Mbi 200 mijë euro është kosto e gjithë projektit…..1:03 Deri tash kemi arrit me i mbledh 35 mijë euro, kemi punuar të gjithë, dmth nuk llogaritet pjesa vullnetare në këtë shumë. Për krejt projektin nevojiten 200 mijë”, thotë Hasani.

Krah i fortë për finalizimin projekteve, edhe një herë po del të jenë mërgimtarët.

Madje, shumë prej tyre erdhën për ta parë punën nga afër.

“I thirri të gjithë mërgimtarët e këtij fshati, por edhe mërgimtarët e tjerë të Vitisë, se na vyjnë financiarisht me na ndihmua, se këto tri shkronja janë me vlerë, shkronja të kombit” thotë Sali Avdullahu, mërgimtar që jeton në Zvicër.

Thirrjes vullnetarisht iu përgjigjen edhe një herë ish-ushtarët e UÇK-së.

Projektet e tilla po mirëpritën edhe nga kryetari i fshatit.

“Në fshatin Debelldeh janë duke investime turistike, përditë ndërtohet diçka, por këto shkronja që janë emblemë kombëtare, ia rrisin vlerën fshatit”, shprehet Fazli Neziri – kryetar i fshatit Debelldeh.

Vendosja e akronimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në pikën më të lartë të këtij fshati, i bëri bashkë të gjithë.

Për këtë, këtu nuk munguan as përfaqësuesit e Komunës së Vitisë.

“Komuna i ka planifikuar edhe rrugën e varrezave, por do të interesohemi tani edhe parkingjet t’i bëjmë. Edhe për investime të tjera që kanë parapa në planin e tyre OVL-UÇK, që të jetë një park modern” shprehet Basri Aliu – drejtor i Shërbimeve Publike.

Projekti është i vendosur në një hapësirë prej katër hektarësh në fshatin që dikur ishte bastion i Ballit Kombëtar e më vonë edhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kasapolli: Kurtin do ta dërgojmë në opozitë

Kasapolli: Kurtin do ta dërgojmë në opozitë

Kasapolli: Veprimet në veri populizëm – dinari qarkullon, zyra postare është hapur

Kasapolli: Veprimet në veri populizëm – dinari qarkullon, zyra postare është hapur

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në arrestojnë dy shtetas të huaj

Durmishi: Këtë javë përfundon një segment i rrugës Prishtinë-Pejë

“InfoNata” 23.12.2025

“InfoNata” 23.12.2025

Bllokimi i rrugës në Kurshumli, MPJD iu bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë rrugë alternative

Bllokimi i rrugës në Kurshumli, MPJD iu bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë rrugë alternative

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në arrestojnë dy shtetas të huaj

Kryeministri i Libisë konfirmon vdekjen e shefit të ushtrisë në aksidentin ajror

Kryeministri i Libisë konfirmon vdekjen e shefit të ushtrisë në aksidentin ajror

Durmishi: Këtë javë përfundon një segment i rrugës Prishtinë-Pejë

Durmishi: Këtë javë përfundon një segment i rrugës Prishtinë-Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën