TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhimusa i FC Ferizaj, “Ylli i Javës”

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Haxhimusa i FC Ferizaj, “Ylli i Javës”

Edhe kësaj radhe, si çdo herë pas përfundimit të secilës xhiro, Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë çmimin e “Yllit të Javës”.

E për xhiron e 18-të të elitës së futbollit kosovar, ky epitet i ka takuar futbollistit të Ferizajt, Betim Haxhimusa.

Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën, Ferizaj triumfoi me rezultatin 2:1 ndaj Llapit, për të marrë tre pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë në Superligë.

Haxhimusa pati një paraqitje shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes, duke shënuar të dy golat kundër KF Llapit.

Me këto statistika, Haxhimusa u nderua me epitetin “Ylli i Javës”, që u përzgjodh nga komisioni i veteranëve të futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Haxhimusa u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, duke u fokusuar në pikat e forta të KF Llapi. Ky ka qenë një rezultat shumë i nevojshëm për ne, pasi vinim nga një seri negative. Me trajnerin e ri dhe me filozofinë e tij, jemi përshtatur dhe besoj se në stinorin e ri do të kemi vetëm rezultate pozitive. Është kënaqësi e madhe të shpallem më i miri i xhiros së 18-të; për këtë i falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, komisionin që më përzgjodhi dhe familjen time për përkrahjen.” Tha Haxhimua për FFK-në.

Ferizaj momentalisht ndodhet në pozitën e 9-të tabelare me 19 pikë, 4 më shumë se Prishtina e Re, që renditet e fundit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

KB Bashkimit i lëndohen tre të huaj

KB Bashkimit i lëndohen tre të huaj

Carrick mbetet trajner i Unitedit

Carrick mbetet trajner i Unitedit

Shaqiri i zhgënjyer me sezonin, mbetet te Baseli

Baselit i propozohet rinovimi i kontratës me Shaqirin

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Kryeprokurori Gashi ricakton tri lëndë të rastit të Arlinda Zekajt, hetohen edhe veprimet institucionale

Fillon armëpushimi lokal në Ukrainë i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Fillon armëpushimi lokal në Ukrainë i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Arlinda Zekaj varroset në fshatin e saj të lindjes

Arlinda Zekaj varroset në fshatin e saj të lindjes

Imami i fshati thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri

Imami i fshati thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri

“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona të kryeqytetit

Aksion para Ministrisë së Drejtësisë,kërkohet dorëheqja e Donika Gervallës

Aksion para Ministrisë së Drejtësisë,kërkohet dorëheqja e Donika Gervallës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën