Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Sipas informacioneve më të fundit, fluksi i automjeteve është i qetë dhe pritjet për hyrje dhe dalje nga vendi janë të shkurtra.
Aktualisht, pritje deri në 5 minuta janë regjistruar në pikat kufitare Muçibabë, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Stançiq, Mutivodë dhe Vërmicë.










