Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte, në lokacionin “Përzhinë” në Rahovec, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të një personi tjetër, në kuadër të ditës së tretë të gërmimeve.
Një ditë më herët, të enjten, ishin zbuluar mbetje mortore të një individi, ndërsa në ditën e parë të kërkimeve ishin gjetur disa pjesë kockore. Autoritetet dyshojnë se mbetjet i përkasin viktimave të luftës që figurojnë ende në listën e personave të zhdukur.
Të gjitha mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për analiza dhe identifikim.






