TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: 2026-ta, vit i avancimit për Kosovën, njohjet dhe dialogu do të jenë kyçe

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Krasniqi: 2026-ta, vit i avancimit për Kosovën, njohjet dhe dialogu do të jenë kyçe

Bahamas është shteti i 121-të që ka njohur sot Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Për këtë, Lirim Krasniqi nga organizata GERMIN ka vlerësuar se Kosova ka pasur një vit relativisht të suksesshëm sa i përket njohjeve ndërkombëtare, duke theksuar se ky zhvillim nuk lidhet vetëm me meritat e brendshme, por edhe me ndryshimet gjeopolitike globale.

Sipas tij, aktualisht po ndodh një lloj rreshtimi i shteteve të ndryshme në arenën ndërkombëtare, gjë që për Kosovën përbën lajm pozitiv, me shpresën që kjo ecuri e njohjeve të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“E kemi pasur një vit relativisht të suksesshëm sa i përket njohjeve, edhe duket se jo vetëm sa i përket meritave tona por për shkak të ndryshimit gjopolitike është duke ndodhur një lloj rreshtimi i shteteve të ndryshme, për ne është lajm pozitiv dhe shpresoj të vazhdoj ecuria e njohjeve për Kosovën…Është lajm i mirë që janë hequr masat, por ne duhet të reflektojmë që mos të vendosen prapë, në këtë drejtim mendoj se puna e presidentes në vitet e fundit ka qenë të paktën jashtëzakonisht e madhe, e ka mbuluar koxha mirë vakumin institucional, sidomos në politikën e jashtme. Roli i presidentes ka qenë pozitiv dhe pro-aktive, ndoshta këtë rol po ta kishte gjatë gjithë mandatit, ne do të kishim akoma sukses”, ka deklaruar Krasniqi në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Krasniqi e ka konsideruar si lajm të mirë edhe heqjen e masave ndaj Kosovës, duke theksuar se institucionet duhet të reflektojnë për të shmangur vendosjen e tyre sërish.

Ai ka vlerësuar lart rolin e presidentes Osmani, duke thënë se puna e saj në vitet e fundit ka qenë jashtëzakonisht e madhe, veçanërisht në politikën e jashtme.

Krasniqi shprehet optimist se viti 2026 do të shënojë avancim përpara për Kosovën.

Ai thekson se dialogu me Serbinë do të mbetet një nga temat më kyçe, por se tashmë pozicionet e të dyja palëve janë të qarta dhe nuk do të ketë më arsye për stagnim.

Sipas tij, tërheqja e masave është një sinjal pozitiv që Kosova mund të zhvillojë politika të reja, përfshirë edhe në raport me veriun, pa përplasje me komunitetin serb apo Listën Serbe, duke shtuar se institucionet e Kosovës tashmë e kanë nxjerrë mësimin e nevojshëm.

“Jam optimist që në 2026 do të ketë avancim përpara, dialogu me Serbinë do të jenë një ndër temat më kyçe, mirëpo janë të qarta pozicionet e të dyja palëve edhe Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ketë më asnjë lloj arsyetimi që mos të lëvizur përpara…..Do të jetë një vit i lëvizjes përpara, tërheqja e masave është një sinjal i mirë që ne mund të zhvillojmë politika tutje edhe në raport me veriun pa pasur përplasje me komunitetin serb apo me Listën Serbe, institucionet e Kosovës mendoj që e ka marr mësimin”, ka thënë ai ndër të tjera./teve1.info/

Tags: Dialogu Kosovë-SerbiLirim Krasniqimasat e BE-sëTeve1zgjedhjet e 28 dhjetorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën