TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

by tëvë1
4 javë ago
0
A A
KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur gjatë dy ditëve, më 16 dhe 17 dhjetor 2025, nga gjithsej 57,829 dërgesa, 88% e tyre apo 50,611, janë dorëzuar me sukses te votuesit.

Nga numri i përgjithshëm i dërgesave, 48.870 (90%) janë dorëzuar te votuesit në shtete në Evropë, ndërkaq, 2,141 dërgesa (51%) janë dorëzuar te votuesit në shtete jashtë Evropës.

Ndërkaq, statusi i dërgesave që nuk janë dorëzuar deri më tani është si në vijim:

–        1,941 dërgesa nuk janë dorëzuar për shkak se votuesi nuk ka qenë në shtëpi në momentin e tentativës së dorëzimit;2,421 dërgesa janë dorëzuar te kurieri dhe janë në proces për t’u dërguar te votuesit;2,615 dërgesa janë aktualisht në tranzit; 208 dërgesa kanë adresë të pasaktë;17 dërgesa nuk janë dorëzuar për shkak se votuesit kanë ndryshuar adresën; 16 dërgesa janë refuzuar nga votuesit.

Po ashtu, në këtë mbledhje u bë e ditur se janë përgatitur të gjitha materialet zgjedhore për të mundësuar votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, më 27 dhjetor 2025. Planifikohet që gjatë ditës së enjte (18 dhjetor) të bëhet nisja e këtyre materialeve zgjedhore, përfshirë fletëvotimet, për në përfaqësitë diplomatike.

Në këtë mbledhje, duke u bazuar në analizën dhe vlerësimin logjistik të MPJD-së, të kërkuar nga Sekretariati i KQZ-së, KQZ plotësoi dhe ndryshoi vendimin për Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pas këtij vendimi, votuesit e regjistruar të këtyre përfaqësive diplomatike, do të kalojnë për votim me postë.

Më 15 dhjetor 2025, KQZ ka pranuar analizën e MPJD-së, e cila evidenton se në disa përfaqësi diplomatike kapacitetet e stafit nuk janë të mjaftueshme për përmbushjen e kritereve minimale sipas rregulloreve zgjedhore për menaxher të Qendrave të Votimit dhe anëtarë të Këshillave të Vendvotime, nëse subjektet politike nuk dërgojnë përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, analiza thekson sfida shtesë operative, logjistike dhe financiare, përfshirë nevojën për viza dhe distancat e largëta, duke rekomanduar rishqyrtimin e vendimit të KQZ-së Nr. 01/3784-2025 për votim fizik në përfaqësitë përkatëse.

 

Anëtarët e KQZ-së mbështetën rekomandimin që votimi të mos zhvillohet në 8 përfaqësitë diplomatike në vijim dhe të udhëzohen votuesit që të votojnë përmes postës: Ankara – Turqi (16 votues), Shkup – Maqedoni e Veriut (14 votues), Kanbera – Australi (10 votues), Abu Dhabi – Emiratat e Bashkuara Arabe (10 votues), Ioëa – ShBA (8 votues), Podgoricë – Mali i Zi (6 votues), Tiranë – Shqipëri (4 votues) dhe Tokio – Japoni (2 votues).

Pas vendimit të ndryshuar të KQZ-së, procesi zgjedhor jashtë Kosovës do të organizohet në 16 Ambasada dhe 13 Konsullata të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.

Procesi i votimit më 27 dhjetor 2025 do të zhvillohet në këto përfaqësi diplomatike: 1. Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankfurt – konsullatë; Hamburg – konsullatë;  Mynih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Dyseldorf – konsullatë); 2. Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); 3. Mbretëria e Bashkuar (Londër – ambasadë); 4. Francë (Paris – ambasadë; Strasburg – konsullatë); 5. Belgjikë (Bruksel – ambasadë); 6. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Uashington – ambasadë; Nju Jork – konsullatë); 7. Norvegji (Oslo – ambasadë); 8. Austri (Vjenë – ambasadë); 9. Kanada (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); 10. Suedi (Stokholm – ambasadë); 11. Slloveni (Lubjanë – ambasadë); 12. Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); 13. Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); 14. Turqi (Stamboll – konsullatë); 15. Kroaci (Zagreb – ambasadë); 16. Holandë (Hagë – ambasadë); 17. Republika Çeke (Pragë – ambasadë) dhe 18. Hungari (Budapest – ambasadë).

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin e grupit të dytë me 303 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj, në Kuvend vendosim

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Kosovën

Koci thotë se do të ketë dorëheqje tjera nga LDK, për Imerin kjo parti nuk është në rrugë të duhur

Koci thotë se do të ketë dorëheqje tjera nga LDK, për Imerin kjo parti nuk është në rrugë të duhur

Analistët vlerësojnë se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet

Analistët vlerësojnë se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet

Bekë Berisha zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës, Plisat kundër

Bekë Berisha zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës, Plisat kundër

Aeroplani i Netanyahut largohet nga vendi, ndërsa Irani ndodhet në kulmin e “gatishmërisë mbrojtëse”

Aeroplani i Netanyahut largohet nga vendi, ndërsa Irani ndodhet në kulmin e “gatishmërisë mbrojtëse”

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj, në Kuvend vendosim

Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq një pjesë të personelit nga baza ajrore në Katar

Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq një pjesë të personelit nga baza ajrore në Katar

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Kosovën

Koci thotë se do të ketë dorëheqje tjera nga LDK, për Imerin kjo parti nuk është në rrugë të duhur

Koci thotë se do të ketë dorëheqje tjera nga LDK, për Imerin kjo parti nuk është në rrugë të duhur

Basketboll, përfundon afati kalimtar te meshkujt

Basketboll, përfundon afati kalimtar te meshkujt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën