TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizimin e tregut të energjisë.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur që ta shqyrtojë vendimin e Gjykatës Supreme për liberalizimin e tregut të energjisë, megjithëse sipas tyre, i njëjti nuk krijon detyrime të reja për konsumatorët në treg.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
1 0
A A

Paraditen e së enjtes u mblodhën në mbledhjen e thirrur nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Ndër pikat e rendit të ditës, ishte edhe vendimi i Gjykatës Supreme e cila i shfuqizoi dy nene të udhëzuesit për Liberalizim të Tregut të Energjisë.

Ymeridin Misini nga Departamenti Ligjor, tha se do ta zbatojnë një vendim të tillë.

Por, sipas tij, ky vendim ka vetëm karakter deklarativ dhe nuk krijon ose shfuqizon detyrime të reja për konsumatorët në treg.

“Gjykata nuk ka konstatuar mungesë të bazës ligjore për liberalizim të tregut, por vetëm mungesë të arsyetimit në disa nënligjore të shfuqizuara. ZRRE vlerëson se Gjykata Supreme nuk ka vendosur obligim pozitiv për ZRRE për të nxjerrë një akt të ri normative zëvendësues dhe as nuk ka urdhëruar pezullimin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Përkundrazi, Gjykata ka konstatuar se tregu ligjërisht është i hapur dhe se zbatimi i ligjit primar dhe direktivës 2009/72 vazhdon drejtpërdrejt”, ka thënë Misini.

Ai shton se Udhëzuesi i shfuqizuar nuk ka efekt retroaktiv dhe nuk ndikon në marrëdhëniet juridike të bazuara në legjislacionin aktual.

“Duke e sqaruar se e drejta për shërbime universale u takon konsumatorëve familjarë dhe vetëm ndërmarrjeve të vogla që i plotësojnë kriteret ligjore për numrin e punonjësve dhe qarkullimin vjetor. ZRRE vazhdon zbatimin e ligjit për energjinë elektrike, ashtu si është interpretuar nga Gjykata Supreme, pa zgjerim dhe pa përkufizim përtej kritereve të përcaktuara.”, u shpreh tutje Misini.

Edhe Kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu u shpreh se konfirmojnë zbatimin e vendimit të Supremes i cili ishte shfuqizuar nga viti 2021.

“Konstatoj se me 5 vota për dhe asnjë kundër, ky vendim konfirmon zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme sa i përket udhëzuesit, i cili ishte shfuqizuar që nga viti 2021, por është konstatuar nga Gjykata Supreme me pezullimin e këtyre dy neneve të këtij udhëzuesi”, ka thënë Fejzullahu.

Ky vendim i Supremes erdhi pas padisë së Odës Ekonomike të Kosovës ndaj ZRRE-së lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ajo e shpalli të paligjshëm nenin 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike të datës 18 janar 2017.

Po ashtu, edhe nenin 2 i Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë, i ndryshuar dhe plotësuar më datë 13 qershor 2018 dhe më 30 tetor 2018, i miratuar më datë 28 mars 2019.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Paraburgim 30 ditë për të miturin në Ferizaj, dyshohet për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Ferizaj dënon të akuzuarin për sulm seksual me 16 vjet e gjysmë burgim

Sveçla takon ambasadorin gjerman: Bashkëpunim i ngushtë për forcimin e rendit dhe ligjit

Sveçla takon ambasadorin gjerman: Bashkëpunim i ngushtë për forcimin e rendit dhe ligjit

​Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2”: Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë

Punonjësi i ZPS-së dëshmitar në gjyqin e Thaçit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën