TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hasani: Lojërat Mesdhetare janë kulmi i rrugëtimit historik të sportit kosovar

by Tëvë1
3 orë ago
0
A A
Hasani: Lojërat Mesdhetare janë kulmi i rrugëtimit historik të sportit kosovar

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka reflektuar mbi rrugëtimin e jashtëzakonshëm të sportit kosovar. Sot, Kosova nuk mjaftohet më vetëm me pjesëmarrje; ajo po përgatitet për projektin më të madh infrastrukturor dhe sportiv në historinë e saj: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030″.

Për Hasanin, ky organizim është kulmi i një suksesi që nisi me pranimin ndërkombëtar dhe që tani po kthehet në një trashëgimi të përhershme për brezat e ardhshëm.

Duke folur për KosovaPress, Hasani vlerëson se sporti ka tejkaluar çdo fushë tjetër në ndërtimin e imazhit pozitiv të Kosovës, duke theksuar se përtej medaljeve, fitorja më e madhe është pjekuria e komunitetit sportiv dhe besimi që bota tashmë ka te ne.

“Sporti është në rrugë të mirë. Sporti është tregimi më i mirë në Republikën e Kosovës, le tw analizohet nga njerëzit kompetent, por e them me përgjegjësi maksimale se ne jemi tregimi më i mirë në Republikën e Kosovës. Përveç medaljeve të fituara, që janë shumë të rëndësishme, është edhe përqafimi i vlerave të mirëfillta të sjelljes dhe qëndrimit të sportistëve dhe komunitetit sportiv në përgjithësi. Tashmë kemi plot referë që referojnë në arenën ndërkombëtare, kemi delegatë të ndryshëm, por kemi edhe liderë të organizatave tona sportive që janë anëtarë të bordeve në nivel evropian… Kjo është një trashëgimi si rezultat i asaj njohjeje. Na është besuar që Prishtina të jetë qyteti mikpritës i Lojërave Mesdhetare. Nuk është vetëm akti i mbajtjes së lojërave, por është e rëndësishme që të përgatisim infrastrukturën, burimet njerëzore dhe ato fizike me standarde evropiane e ndërkombëtare dhe ato pastaj do të jenë si trashëgimi që federatat të bëhen organizatore të kampionateve të ndryshme evropiane e botërore. Sporti i ka thyer barrierat dhe është tregimi më i mirë në Kosovë.”

Edhe pse sporti i ka dhënë shumë Kosovës, Hasani thekson se nevojitet një angazhim edhe më i madh institucional, sidomos në aspektin e infrastrukturës, për të përballuar sfidat që vijnë nga organizimet e përmasave të tilla.

“Kur shikohet kontributi i sportit për shtetin, shteti është munduar t’ia kthejë dhe janë bërë disa hapa të rëndësishëm, siç janë shpërblimet e përhershme dhe ato për medaljet olimpike, pastaj ligji për sponsorizime. Mirëpo, shteti duhet të bëjë edhe më tepër për ndërtimin e infrastrukturës sportive dhe për përgatitjen e njerëzve që na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare”, theksoi Hasani.

Përzgjedhja e Prishtinës si nikoqire e edicionit të 21-të të Lojërave Mesdhetare në shtator të vitit 2023, shënoi një moment kthese për Ballkanin. Edhe pse Kosova është një vend pa dalje në det, ky organizim u bë i mundur falë një marrëveshjeje me Shqipërinë, ku garat e lundrimit do të zhvillohen në bregdetin shqiptar.

Ky projekt parashikon investime mbi 250 milionë euro, të cilat do të transformojnë stadiumet, palestrat dhe qendrat stërvitore në mbarë vendin. Për Kosovën, viti 2030 nuk është thjesht një vit garash, por është testimi final i aftësive organizative të një shteti që vetëm një dekadë më parë luftonte për të drejtën e thjeshtë të përfaqësimit me flamur dhe himn. Siç e thekson edhe Hasani, trashëgimia që do të lënë këto lojëra do ta pozicionojë Kosovën si një qendër rajonale të sportit në dekadat e ardhshme.

Tags: Komiteti olimpik i KosovesLojerat MesdhetarTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Zvicra në Kosovë

Arrestohen tre persona, tentuan të eksploatonin zhavorr përreth Drinit të Bardhë

Arrestohen tre persona, tentuan të eksploatonin zhavorr përreth Drinit të Bardhë

Legjenda Crawford tërhiqet nga boksi

Legjenda Crawford tërhiqet nga boksi

Tragjedi në futbollin anglez: Ndërron jetë talenti 21 vjeçar

Tragjedi në futbollin anglez: Ndërron jetë talenti 21 vjeçar

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Pas kritikave, FIFA prezanton bileta më të përballueshme për Botërorin 2026

Pas kritikave, FIFA prezanton bileta më të përballueshme për Botërorin 2026

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

300 pjesëtarë të sigurisë për duelin Rayo – Drita

300 pjesëtarë të sigurisë për duelin Rayo – Drita

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën