TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

40 mijë euro dorëzani dhe një sërë masash të rrepta sigurie. Vetëm pas plotësimit të këtyre kushteve, Gjykata Speciale mori vendim që ta liroj ish-komandantin në UÇK-, Isni Kilajn. Kërkesë të njëjtë për gjykim në liri pati edhe i akuzuari tjetër, Fadil Fazliu, mirëpo ai sipas monitoruesve të procesit u vlerësua se nuk i plotësoi kushtet.

by Lindrit Zejnullahu
3 muaj ago
1 0
A A

Për afër një vit qëndroi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj iu mundësua gjykimi në liri vetëm pasi dha si dorëzani 40 mijë euro, dhe iu vendosën një sërë masash të rrepta sigurie.

Një nga to, moslargimi nga Kosova.

E lajmit për lirimin e Kilajt, iu gëzuan në Organizatën e Veteranëve të Luftës.

“Prej presidentit Hashim Thaçi që është atje deri te më i fundit që është nuk ka asnjë arsye që të qëndrojnë në paraburgim duke pasë parasysh se të gjitha procedurat sa i përket këtij procesi gjyqësor, përveç marrjes së vendimit që është detyrë vetëm e trupit gjykues, të gjitha procedurat tjera janë kryer”, ka thënë Sopi.

Shumën e njëjtë si Kilaj e kishte ofruar si dorëzani edhe Fadil Fazliu, por që i njëjti nuk është liruar me kusht.

“Nuk është konstatuar që koha që ka kaluar ai në paraburgim është e panevojshme dhe e mbulon atë kohën që në rast se shpallet fajtor i përmbushë vitet e dënimit. Në këtë rast nuk është marrë parasysh edhe pjesa e dorëzanisë që ka ofruar ai për shkak se trupi gjykues konkretish gjykatësi i vetëm në këtë rast ka konstatuar se ekzistojnë ende rreziqe që ai mund të pengojë drejtësinë dhe mund të kryejë krime tjera që bien në domenin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, është shprehur  Veliqi.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi kërkesë të njëjtë për lirim nga paraburgimi, mbrojtja e Fazliut mund të bëjë prapë.

“Gjithashtu edhe shqyrtimi i paraburgimit bëhet çdo dy muaj dhe në parashtrimet e tij, mbrojtja mund të bëjë kërkesë tjetër për lirim me kusht, dhe prapë analizohen rrethanat dhe faktorët në rast se kanë ndryshu ose jo dhe mundet me u merr vendimi në përputhje me këta faktorë. Nëse është vendimi i drejtë nuk mundemi ne me konstatu ose me jep një opinion për shkak se nuk është se kemi bërë analizë ligjore dhe nuk mundemi me u lëshu në pretendime pa një analizë specifike të rastit”, ka theksuar Veliqi.

Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj po akuzohen për pengim të administrimit të drejtësisë.

Sipas aktakuzës, Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në përpjekje të dëshmitarëve përmes vizitave që iu bën atij në objektet e paraburgimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: 13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën