TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Sigurimi serb kërkoi të thosha se foshnjat e vrara ishin kukulla” – Pensionohet Sylejman Kllokoqi

Është pensionuar në moshën 67 vjeçare, kameramani, pamjet e të cilit, e sollën në Kosovë ish-ambasadorin e OSBE-së, Ëilliam Ëalker. Është fjala për fotoreporterin e luftës, Sylejman Kllokoqi. Ky i fundit në ditën e pensionimit, ka rrëfyer për Tëvë1 momentet më të rëndësishme të karrierës së suksesshme 45 vjecare si kameraman i Asocciated Press.

by Fidan Zejnullahu
4 muaj ago
1 0
A A

Thirrjet të hënën nuk po i ndalën.

Të shumtë ishin ata që ia uruan ditëlindjen, kameramanit të Associated Press, Sylejman Kllokoqit.

Por, këtë ditë, e bëri më të veçantë edhe një ngjarje tjetër.

Të hënën, Kllokoqi i përmbylli 45 vjet karrierë si kameraman.

Prandaj, kameramani i shtatë luftërave thotë se ka nevojë të mësohet me jetën larg profesionit.

“Kam nevojë me kalua një muaj që t’i tregoj vetës se je në pushim, mos i shiko lajmet, mos shiko po pusho, se askush nuk të therret në telefon, askush nuk të dërgon diku”, ka thënë Kllokoqi.

Kllokoqi ishte nga kameramanët e parë që arriti në Reçak pas masakrës.

Ndërsa pamjet që i mori këtu, u transmetuan në gjithë botën përmes Associated Press.

Por, ishin vet pamjet e Kllokoqit në një masakër tjetër, të cilat e sollën ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Ëillam Ëalker.

“Masakra e Abrisë ku është nëna e shtrirë dhe bebat me cuclla në gojë, ka qenë fotografi aq e fuqishme në botë saqë u bë takimi në Kombet e Bashkuara e më pas erdhi  misioni i OSBE-së në krye me Ëalkerin. Aty kam hyrë nëpër plumba, ka qenë vështirësia më e madhja e imja”, u shpreh tutje Kllokoqi.

Këto pamje bën që Kllokoqi të përfundonte në duart e sigurimit shtetëror serb.
“Sigurimi shtetëror më thirrën edhe me rrahën, kërkonin që unë të them që ata dy fëmijë kanë qenë kukulla, por unë nuk ua thashë. Tentuan me rrahjen e parë, të dytën, por unë nuk ua thashë”, ka theksuar Kllokoqi.

Për Tëvë1, Kllokoqi ka zbuluar  momentin më të rëndë që e përjetoi në terren.

Bëhet fjalë për incidentin në Krivenik të Hanit të Elezit në marsin e vitit 2001, kur  Producenti britanik, Karem Laëton, ndërroi jetë në duart e tij.
“Vështirësinë më të madhe që e kam pasur, është në kufirin me Maqedoninë,  3 km brenda Kosovës, kemi shkuar pa frikë, kur më është vrarë producenti im, Kerem (Laëton). Ai më ka vdekur në duart e mia, në veturë duke e dërguar në spital veç dha shpirt”, ka thënë Kllokoqi.

Vetëm 5 vite me vonë, Kllokoqi u gjet i vetëm para dyerve të qëndres së paraburgimit në Sheveningnen të Hagës.

Kjo meqë redaksia ku po punonte, kishte marrë lajmin se kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq, kishte vdekur.

“Unë kisha arritur aty para policisë, pas 10 minutave erdhën policia e po i vendosin shiritat, i mora pamjet. Bile bëja shaka, sepse BBC thoshte po lidhemi me AP-në, unë iu thosha thoni po lidhemi me Sylën, se veç një pullë e preki dhe iu shkatërroi. Diku 2-3 orë e kam mbajt live-n vet në gjithë botën”, ka përfunduar Kllokoqi.

Përveç luftërave në Ballkan, Kllokoqi mbuloi edhe luftimet ne Bejrut e Ukrainë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

​“I gatshëm vetëm si zgjidhje e fundit” – Hoti flet për postin e presidentit

Prevot: Belgjika do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në KE tani

Prevot: Belgjika do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në KE tani

Nënkryetari i Komunës së Malishevës jep detaje për tragjedinë në Malishevë dhe shpreh ngushëllime për familjen e viktimave

Nënkryetari i Komunës së Malishevës jep detaje për tragjedinë në Malishevë dhe shpreh ngushëllime për familjen e viktimave

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Tragjedia në Malishevë ku vdiq babai me dy fëmijët, Kurti i tronditur: Momente të rënda, ngushëllime për të gjithë familjarët

Vdiq Alex Manninger, ish-portier i Austrisë

Konjufca pas takimit me homologun belg: Presim anëtarësim të shpejtë në KE

Konjufca pas takimit me homologun belg: Presim anëtarësim të shpejtë në KE

Izraeli dhe Siria në bisedime të drejtpërdrejta, thotë Reuters

Izraeli miraton plan 334 milionë dollarësh për zgjerim të vendbanimeve të paligjshme në Siri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën