TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata e Vlorës merr vendim ndaj të dyshuarave për kidnapimin e një kosovari

by tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Gjykata e Vlorës merr vendim ndaj të dyshuarave për kidnapimin e një kosovari

Gjykata e Shkalles se Pare Vlorë, ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Orest Çorapajn dhe Julian Zogajn, ndërsa ka vendosur arrest shtëpie për Vilson Agajn.

Tre të rinjtë u arrestuan më 12 dhjetor, të dyshuar si autorë të pengmarrjes së 39-vjeçarit Fisnik Xhaka, shtetas nga Kosova.

Sipas Policisë, ngjarja lidhet me një borxh të pashlyer, ndërsa Xhaka dyshohet se është mbajtur peng për rreth dy javë në një banesë në lagjen “Osman Haxhiu”, në qytetin e Vlorës.

Ne video shfaqet i riu nga Kosova së bashku me personat e arrestuar. Në pamje, ata duken duke drekuar së bashku dhe duke komunikuar në mënyrë të qetë. Sipas avokatëve mbrojtës, këto pamje tregojnë se palët njiheshin me njëra-tjetrën dhe se nuk kemi të bëjmë me një situatë pengmarrjeje.

Mbrojtja pretendon se 39-vjeçari ka ardhur në Vlorë me valixhe dhe veshmbathje personale, me qëllim që të qëndronte aty për një periudhë kohe. Gjithashtu, theksohet se denoncimi për pengmarrje është bërë nga motra e tij, e cila jeton në Suedi.

Po sipas avokatëve, i riu u kërkonte para familjarëve për të shlyer një borxh, për të cilin kishte dalë garant, dhe se rasti është keqinterpretuar si pengmarrje.

Nga kontrollet e Policisë Gjyqësore, në banesën ku mbahej peng 39-vjeçari, është gjetur edhe valixhja me rrobat personale, fakt që sipas mbrojtjes mbështet pretendimin se ai kishte shkuar aty me dëshirë për të qëndruar.

Edhe pse në pamjet filmike nuk dallohet qartë data dhe ora e regjistrimit, videot tregojnë se personat komunikojnë lirshëm dhe duken të njohur mes tyre.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe intervale me diell të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën