TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndikimi i mosvotimit të buxhetit e prek edhe Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Në mungesë të mbikëqyrjes nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka punuar këtë vit Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Mirëpo, viti 2026 parashihet të jetë sfidues për ta, nëse nuk votohet buxheti deri në muajin mars.

by Florijeta Dernjani
11 muaj ago
1 0
A A

Viti 2026, parashihet të jetë sfidues për shumë institucione publike.

Mungesa buxhetore, vlerësohet se do të ndikojë në të gjitha këto institucione, nëse nuk bëhen lëvizje deri në fund të muajit shkurt.

Në këtë situatë, ndodhet edhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

“Sfidë mbetet viti i ardhshëm, se si do të punojmë duke pasur parasysh se ende nuk jemi të informuar për buxhetin se si do të jetë për vitin pasues dhe cilat do të jenë lejimet buxhetore brenda Agjencisë”, tha Yll Buleshkaj – drejtor i APK-së.

Shkaku i mungesës së formimit të komisioneve parlamentare, ky institucion këtë vit ka punuar pa monitorim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Megjithatë, punë rezulton se janë kryer brenda këtij institucioni falë edhe sinjalizuesve të shkeljeve.

“Kemi vënë në funksion sistemin për raportim të korrupsionit, i cili është një sistem mjaft i avancuar i cili është vënë në funksion në fillim të këtij viti dhe tashmë kemi rezultatet e para. Ka shumë raste të raportuara, ka raste të cilat mund të monitorohen në mënyrë automatike, online. Dhe është krijuar si mekanizëm shumë lehtë i përdorshëm nga ata që duan të raportojnë qoftë konflikt interesi, qoftë verifikim të pasurisë, qoftë ndonjë sinjalizim apo ndonjë shkelje tjetër që evidentohet. Në anën tjetër, po ashtu kemi pasur rritje të raporteve të sinjalizimit, është një rritje gati 100% në krahasim me vitin e kaluar”, u shpreh Buleshkaj, raporton Tëvë1.

Këtë vit, kjo Agjenci pritet që ta mbyllë me krijimin e një sistemi të ri për deklarimin e pasurisë, në të cilin ka përfshirje më të madhe të publikut.

“Këtë vit jemi duke avancuar edhe sistemin për deklarimin e pasurisë. Në fund të këtij viti, po besoj se do të kemi sistem të ri, i cili është i bazuar në teknologjitë më të reja. Sistemi i ri do të ketë edhe anën e publikut, ku publiku do ta shoh në mënyrë të vazhdueshme dhe transparente numrat e deklarimeve”, tha ai.

Mandati i kësaj agjencie është zbatimi i ligjeve në kuadër të parandalimit të korrupsionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

​60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Burri kanos gruan në Fushë Koosvë, lirohet i dyshuari pas intervistimit nga policia

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Superliga e Kosovës sot sjell dy superndeshje

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Burri kanos gruan në Fushë Koosvë, lirohet i dyshuari pas intervistimit nga policia

Burri kanos gruan në Fushë Koosvë, lirohet i dyshuari pas intervistimit nga policia

Persona të maskuar hyjnë me forcë në një banesë në Prishtinë

Hajnat vjedhin stoli ari me vlerë të konsiderueshme në Koshare të Ferizajt

Hajnat futen nga dritarja e shtëpisë dhe vjedhin stoli ari e para në Prishtinë

Pesë vëllëzërve në Suharekë u hyjnë hajnat nëpër shtëpitë e tyre, vodhën stoli ari dhe gjëra të tjera

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën