TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Korenica: Kemi gjetur bashkëpunim me PDK-në për një program që u shërben qytetarëve

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Korenica: Kemi gjetur bashkëpunim me PDK-në për një program që u shërben qytetarëve

Kandidati për deputet nga Lista për Familjen, Visar Korenica, ka deklaruar se lista e tij ka gjetur bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës falë përputhjes së qëllimeve programore dhe gatishmërisë për t’i ofruar vendet e nevojshme për përfaqësim.

Ai theksoi se lista përbëhet nga 7 kandidatë të përgatitur profesionalisht, të cilët kontribuojnë në hartimin e një programi që synon të sjellë zgjidhje konkrete për pagat, pensionet dhe përkujdesjen shëndetësore për qytetarët e Kosovës.

“Arsyeja pse kemi gjetur bashkëpunim me PDK-në është që edhe në Listën e plotë na u kanë ofruar vendet e nevojshme për çfarë ne përfaqësohemi prej 7 kandidatëve, secili më i përgatitur se tjetri nga ana profesionale, jemi pjesë e përbashkët e një ndërtimi të programit që ka me qenë i favorshëm për qytetarët e Kosovës ku do të ketë zgjidhje konkrete për pagat, për pensionet, zgjidhje konkrete për ata të cilët kanë nevojë që të ndjejnë dorën e shtetit sa i përket shëndetit të tyre”, ka deklaruar Korenica në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai shtoi se PDK preferon koalicion me partitë opozitare, ndonëse nuk e përjashton një marrëveshje të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje, varësisht nga zhvillimet politike.

“Si Parti Demokratike e Kosovës, preferojmë që të lidhim koalicion me partitë që janë në opozitë dhe jo me Lëvizjen Vetëvendosje, por që nuk përjashtohet ndonjë koalicion me Lëvizjen do të shohim më vonë si do të rrjedhë situata. Ne vija të kuqe për PDK-në kemi pasur që të pranojë kauzat tona. Ne mendojmë që do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit, po flas për një rezultat më të mirë se siç ka qenë dhe sigurisht ky rezultat do të rezultojë si pasojë e largimit nga një gjuhë përçarëse dhe largimit të mbështetjes së ministrave apo akterëve qeveritar. Kryeministri i ardhshëm do të jetë Bedri Hamza pa asnjë dyshim, Kosovës i duhet një kryeministër i cili bashkon e nuk largon”, u shpreh ai ndër të tjera.

Në fund, ai u shpreh i bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës./teve1.info/

Tags: Lista për FamiljenpdkTeve1Visar Korenica
ShareTweet

Postime të ngjashme

Liburn Aliu del nga Prokuroria Speciale pas mbi tri orësh: Pata mundësinë ta sqaroj situatën

Liburn Aliu del nga Prokuroria Speciale pas mbi tri orësh: Pata mundësinë ta sqaroj situatën

Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështon, Haxhiu: Vetëm unë dhe Rexhepi ishim të pranishme

Vaji i palmës në qumësht, Haxhiu kërkon tërheqjen e produkteve nga tregu dhe përfshirjen e Prokurorisë

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën