TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse vrapimi në dimër i bën më mirë trupit se vrapimi në verë?

by Tëvë1
3 orë ago
0
A A
Pse vrapimi në dimër i bën më mirë trupit se vrapimi në verë?

Vrapimi në të ftohtë djeg më shumë kalori, përmirëson humorin dhe e forcon metabolizmin

Kur temperaturat afrohen zeros, mbathja e atleteve, veshja e xhaketës, kapelës dhe dalja për vrapim në mbrëmje për shumicën prej nesh nuk duket aspak ide tërheqëse.

Nëse përjashtojmë vrapuesit pasionantë, të cilët nuk heqin dorë nga aktiviteti i tyre i preferuar as gjatë muajve të dimrit, stërvitja në shtëpi ose në palestër duket padyshim si opsion më i mirë.

Megjithatë, vrapimi në të ftohtë ka disa përfitime të papritura për organizmin tonë. Edhe pse në shikim të parë mund të mos jetë ndjesia më e këndshme, ka disa arsye pse pikërisht dimri mund të jetë momenti ideal për t’i shtuar jogging-un rutinës suaj të fitnesit.

Për më tepër, ekspertët pohojnë se vrapimi në të ftohtë është në fakt më i shëndetshëm për trupin tonë sesa vrapimi në vapë, ndërsa disa nga përfitimet përfshijnë djegie më të madhe të kalorive dhe luftimin e çrregullimit afektiv sezonal.

Vrapimi në të ftohtë mund të përshpejtojë metabolizmin

Edhe pse trupi ynë ngrohet ndërsa vrapojmë, hulumtimet sugjerojnë se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të nxisë një formë specifike termogjeneze, rritje të metabolizmit që realizohet kryesisht përmes aktivizimit të një indi të veçantë, një lloj yndyre që është përgjegjëse për djegien e kalorive, transmeton Telegrafi.

Efekt pozitiv në shëndetin mendor

“Runner’s high”, një shprehje që përshkruan gjendjen euforike që vrapuesit e ndiejnë gjatë dhe pas disa kilometrave të vrapuar, shfaqet për shkak të çlirimit të endorfinave dhe endokanabinoidëve që ulin stresin dhe nxisin ndjenjën e lumturisë. Ky efekt paraqitet pavarësisht stinës, por në muajt e dimrit mund të ketë ndikim edhe më pozitiv, sidomos te ata që vuajnë nga bluzi dimëror.

Gjithashtu, ekspozimi më i shpeshtë ndaj të ftohtit e ndihmon organizmin tonë të përshtatet, duke bërë që trupi gradualisht të ulë reagimin stresues ndaj kushteve të dimrit.

Si të përgatiteni për vrapim në të ftohtë

Para së gjithash, kontrolloni parashikimin e motit, vrapimi në shi ose borë, sidomos nëse jeni fillestar, nuk do të jetë përvojë e këndshme, ndërsa rrezikoni edhe lëndime nëse nuk keni këpucë të përshtatshme. Për siguri, më së miri është të zgjidhni ditë pa reshje.

Ekspertët këshillojnë: nëse dilni për vrapim, nuk keni nevojë për veshje aq të trasha sa për një shëtitje të lehtë. Vishuni sikur temperatura të ishte rreth dhjetë gradë më e lartë se sa është në realitet, sepse organizmi juaj do të ngrohet natyrshëm gjatë aktivitetit. Po ashtu, bëni një nxehje të shkurtër para se të dilni nga shtëpia.

Sa i përket veshjes, e rëndësishme është veshja me shtresa, që mbron trupin por njëkohësisht lejon lëvizjen dhe ajrosjen. Tutat termike të ngushta për vrapim, një bluzë me mëngë të gjata që nuk përthith djersën dhe një xhaketë e papërshkueshme nga uji dhe era do të jenë të domosdoshme. Edhe pse zakonisht pambuku është material i mirë, bluzat e pambukut nuk janë zgjedhja më e mirë sepse përthithin djersën që mund t’ju ftohë më shumë.

Gjithashtu është e rëndësishme të mbani doreza ose një bluzë që mbulon pëllëmbët, sepse në ekstremitete ndjejmë më së shumti të ftohtin. Ide e mirë është edhe një maskë e veçantë për fytyrën, meqë ajri i ftohtë mund të shkaktojë kollë dhe tharje të fytit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ta pastroni në mënyrë efektive një hekur vetëm me një përbërës nga banjoja juaj

Si ta pastroni në mënyrë efektive një hekur vetëm me një përbërës nga banjoja juaj

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?

Si të parandaloni njollat e bardha në rroba pas larjes?

Si të parandaloni njollat e bardha në rroba pas larjes?

Si ta largoni humorin e keq me metodën e 90 sekondave?

Si ta largoni humorin e keq me metodën e 90 sekondave?

Nis ushtrimi i përbashkët i Ambasadës Amerikane me Policinë e Kosovës

Nis ushtrimi i përbashkët i Ambasadës Amerikane me Policinë e Kosovës

​Belinda Balluku rikthehet në detyrë

​Belinda Balluku rikthehet në detyrë

Skitarja amerikane Vonn, vendos rekord të ri

Skitarja amerikane Vonn, vendos rekord të ri

​Hamza pret bashkëpunim të mirë mes forcave politike në komunën e Mitrovicës

​Hamza pret bashkëpunim të mirë mes forcave politike në komunën e Mitrovicës

Protesta në Shkup, Haradinaj: Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare

Protesta në Shkup, Haradinaj: Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare

Igli Tare nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Igli Tare nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Trukim ndeshjesh, 20 vite pezullim për tenistin francez

Trukim ndeshjesh, 20 vite pezullim për tenistin francez

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën