TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Oda e Avokatëve të Kosovës ngre shqetësim për pajisje incizimi në objektet e Policisë

by TËVË 1
4 muaj ago
1
A A
Oda e Avokatëve të Kosovës ngre shqetësim për pajisje incizimi në objektet e Policisë

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka bërë të ditur se gjatë vizitave të kryera në disa objekte të Policisë së Kosovës, kryetari i OAK-së Besnik R. Berisha dhe nënkryetari Naim Rudari kanë hasur pajisje që ngjasojnë me kamera artizanale në hapësirat ku mbahen intervistat dhe konsultat konfidenciale mes avokatëve dhe palëve.

Sipas OAK-së, prania e këtyre pajisjeve përbën rrezik të drejtpërdrejtë për standardet e konfidencialitetit dhe të drejtave procedurale, që janë parimore për ushtrimin e profesionit të avokatit.

Pas konstatimit, Oda ka kërkuar sqarim zyrtar nga Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e saj, Policia ka njoftuar se pajisjet:

Janë instaluar rreth tre vite më parë si pjesë e një projekti zyrtar për sistemet audio/video në dhomat e intervistimit;
Nuk përfaqësojnë pajisje të fshehta apo ilegale dhe nuk menaxhohen nga stafi hetues;
Nuk janë funksionalizuar dhe nuk kanë gjeneruar asnjë incizim;
Janë vendosur në kuadër të një projekti të koordinuar me institucionet kompetente.
Megjithatë, sipas OAK-së, fakti që pajisjet ngjasojnë me kamera të improvizuara, nuk kanë shenja identifikuese dhe nuk janë të sinjalizuara teknikisht, krijon pasiguri të justifikuar te avokatët dhe cenon standardet e konfidencialitetit të garantuara me ligj.

Për këtë arsye, Oda u bën thirrje të gjithë avokatëve të jenë vigjilentë dhe të shmangin zhvillimin e konsultave konfidenciale në hapësira ku ekziston dyshim për sigurinë teknike apo privatësinë e bisedës, pavarësisht sqarimeve të Policisë.

Oda e Avokatëve të Kosovës rithekson përkushtimin e saj për mbrojtjen e standardeve profesionale, të drejtave procedurale të palëve dhe garantimin e kushteve të sigurta e të pandikuara të konfidencialitetit në të gjitha objektet ku zhvillohen intervistime.

Tags: OAKPolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën