Skuadra e Gjlanit ka mposhtur Feronikelin në stadiumin Rexhep Rexhepi me rezultat 1-3.
Serinë e golave e hapi sulmuesi Blerim Krasniqi në minutën e 10, me rezultat të cilin përfundoi pjesa e parë, ndërsa në minutën e 80 dhe 82, Arbër Prekazi dhe Edison Kqiku i dhanë goditjen përfundimtare skuadrës nga Drenas. Golin e vetëm për Niklin e shënoi Ibrahim Cervadiku, minuten e 88.
Gjilani me këtë fitore ngjitet në pozitën e parë të tabelës.