Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e zjarrit që ka përfshirë mbrëmë depo-n një marketi në Prishtinë.
Objekti i marketit është shfrytëzuar për zyrë administrative.
Kështu ka bërë të ditur Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për kryeqytet.
AI tha se tashmë i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 21:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare raportohet për një person të lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai. /teve1.info/
Digjet një depo e një marketi në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit







