Në një letër të publikuar në “Financial Times”, ish-ministri britanik për Evropën, ka deklaruar se BE-së i pëlqen ta shohë veten si lojtare botërore, por “fanatizmi nacionalist mendjengushtë kundër popujve të Ballkanit është i turpshëm”, transmeton teve1.info
“Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qiproja refuzojnë ta njohin ekzistencën e Kosovës më shumë se 20 vjet pas luftërave të Millosheviqit. Është sikur në fund të viteve të ’60-a Franca e Gjermania ende të refuzonin ta pranonin statusin e njëra-tjetrës”, ka thënë ai.
“Vladimir Putin (presidenti i Rusisë) sigurisht mbështet pikëpamjen e Serbisë se Kosova ende është krahinë e shkëputur”, ka shkruar ai.
Ish-ministri MacShane ka përmendur edhe liderë e ish-liderë evropianë për qasjen ndaj shteteve të Ballkanit, duke thënë se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka trajtuar Shqipërinë në mënyrë shumë të padrejtë.
“Presidenti Emmanuel Macron propozoi afrimin e Ballkanit Perëndimor në një fjalim të madh në francez, Emmanuel Macron, në Sorbonne më 2017, por hasi në kundërshtim të Spanjës, Greqisë e shteteve tjera dhe në interesin në venitje të Angela Merkelit e cila dha përshtypjen se Ballkani nuk ia vlente energjinë dhe angazhimin e asnjë kancelari gjerman. Fatkeqësisht, Macroni ndryshoi kursin, duke e trajtuar Shqipërinë në mënyrë shumë të padrejtë në kohën kur të djathtët në Francë nisën mërmëritjen për më shumë myslimanë në Evropë, edhe nëse myslimanët e Ballkanit shijojnë rakinë e tyre, verën e birrën dhe u japin grave të drejtat e njëjta sikur ata që jetojnë në Alpe”, ka shkruar më tej MacShane.
MacShane ka qenë ministër i Britanisë për Evropën në 2002-2005.