TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama thotë se Prishtina s’duhet të mbetet peng i kalkulimeve politike, VV ia “uron” koalicionin me PDK-në

by tëvë1
2 ditë ago
2
A A
Rama thotë se Prishtina s’duhet të mbetet peng i kalkulimeve politike, VV ia “uron” koalicionin me PDK-në

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, është betuar të martën para asamblistëve të rinj në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal.

Ai, para të pranishmëve në ceremoninë solemne, tha se do t’i kryejë detyrat me nder dhe përgjegjësi ndaj ligjit.

Rama theksoi se në mandatin e dytë do të përfundojnë projektet kapitale dhe, siç tha, vizionin transformues për kryeqytetin. Megjithatë, i pari i kryeqytetit nuk e prezantoi para kuvendit përbërjen e kabinetit që pritet të udhëheqë me drejtoritë komunale.

Rama kërkoi nga anëtarët e Kuvendit Komunal që t’i shërbejnë qytetarëve dhe jo partive politike.

Ai theksoi nevojën që kryeqyteti të mos mbetet peng i kalkulimeve politike.

“E dimë se mandati i kaluar nuk ka qenë ashtu siç kanë merituar qytetarët. Ka pasur bllokada të kalkuluara politikisht, vonesa dhe pengesa. Prej tyre më së shumti kanë vuajtur qytetarët. Uroj që në këtë mandat të reflektojmë dhe të mos e detyrojmë popullin të dëgjojë diskurse përçarëse. Të mos e vendosim qytetin peng të kalkulimeve politike. Secili jemi të votuar për t’iu shërbyer qytetarëve e jo partive politike. E kemi për borxh të bëhemi bashkë dhe të punojmë. Të mos projektojmë kriza artificiale dhe të mos krijojmë bllokada që e lodhin kryeqytetin, por të punojmë me përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen tonë”, shtoi Rama.

Pas përfundimit të fjalës së kryetarit Përparim Rama, asamblisti i LVV-së, Egzon Azemi shkoi në foltoren duke vendosur një mbishkrim sipër, “urime koalicioni LDK, PDK, AAK, Nisma, PSD dhe të tjerët”, por i njëjti u largua menjëherë nga anëtarët e LDK-së në asamble.

Në anën , Fehmi Kupina u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal të kryeqytetit, pas propozimit të Lidhjes së Prishtinës. Për Kupinën votuan 31 asamblistë, katër ishin kundër, kurse dy asamblistë abstenuan.

Kupina tha se do të kryesojë kuvendin komunal me profesionalizëm, transparencë dhe paanësi.

“Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen dhe besimin. Ky besim nuk është një privilegj i thjeshtë, por është një obligim që të udhëheq me profesionalizëm, transparencë dhe paanësi, duke garantuar funksionim të drejtë, të hapur dhe efikas të këtij kuvendi… Ju ftoj të gjithëve që, pavarësisht dallimeve, të gjejmë bashkëpunimin e nevojshëm për projektet madhore të qytetit”, tha ai.

Paraprakisht, propozimi për kryesues të kuvendit komunal nxiti polemika mes anëtarëve të LVV-së dhe LDK-së në asamble.

Pasi LDK, PDK dhe AAK nuk kishin propozim, asamblisti Egzon Azemi tha se kjo po dëshmon koalicionin gjigant ndërmjet LDK-së, PDK-së, AAK-së, Nismës, PSD-së dhe të tjerëve.

Kjo nxiti tension mes anëtarëve të kuvendit komunal, e që më pas Azemi propozoi për kryesues Sokol Havollin nga LDK.

“E vendosëm disa herë edhe një urim aty tek emri i kryetarit, ku shkruante ‘Urime koalicionit LDK, PDK, AAK, Nisma, PSD, etj. etj.’. Nuk e di pse po u pengon asamblistëve të këtij subjekti ky urim, pasi një gjë e tillë po dëshmohet me vetë mospropozimin e kryesuesit të Kuvendit, tha Azemi.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: LVV e para, subjekti i dytë dhe i tretë bashkë do të jenë më pak

Bajrami: LVV e para, subjekti i dytë dhe i tretë bashkë do të jenë më pak

Lista e njëjtë, Bajrami: LVV parti e konsoliduar, nuk kemi nevojë për transfere të lira

Lista e njëjtë, Bajrami: LVV parti e konsoliduar, nuk kemi nevojë për transfere të lira

Hargreaves: PZAP s’duhet t’i nënshtrohet presionit e sulmeve politike

Hargreaves: PZAP s’duhet t’i nënshtrohet presionit e sulmeve politike

Tahiri – Beqa thotë se deputetët e zgjedhur më 9 shkurt duhet të ndëshkohet nga qytetarët

Tahiri – Beqa thotë se deputetët e zgjedhur më 9 shkurt duhet të ndëshkohet nga qytetarët

Bajrami: LVV e para, subjekti i dytë dhe i tretë bashkë do të jenë më pak

Bajrami: LVV e para, subjekti i dytë dhe i tretë bashkë do të jenë më pak

Lista e njëjtë, Bajrami: LVV parti e konsoliduar, nuk kemi nevojë për transfere të lira

Lista e njëjtë, Bajrami: LVV parti e konsoliduar, nuk kemi nevojë për transfere të lira

Supersfida Juventus – Manchester City, luhet gjithçka për vendin e parë

Juve merr pikë të plota ndaj Pafos

Në mëngjes fluturoi nga Bregu i Fildishtë për në Spanjë, në mbrëmje e eliminoi Barcelonën nga Kupa e Mbretit

Parisi ndanë pikët me Bilbaon

I magjepsur nga mesfushori i Benfica-s

Benfica mposht kampionin e Italisë

Dortmundi eliminon Lillen e Zhegrovës

Dotrmundi barazon ndaj Bodo/Glimt

Arsenali mposht thellë Atleticon në “Emirates”

Arsenali fiton me lehtësi ndaj Club Brugge

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën