Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull/vranësira të ulëta lokalisht nëpër ultësira dhe lugina.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-17 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C.








