TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paralajmëron eksperti amerikan, Kupchan: Marrëdhëniet Kosovë–ShBA në një pikë të ulët

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, paralajmëron se marrëdhëniet Kosovë–SHBA kanë arritur një pikë të ulët, sidomos pas pezullimit të dialogut strategjik. Ai thotë se Uashingtoni ka qenë i pakënaqur me veprimet e kryeministrit Kurti, të cilat i ka vlerësuar si provokuese. Sipas tij, Kurti mbetet një lider me bindje të forta, i gatshëm t’u qëndrojë vendimeve të veta, ndërsa thotë se çështja Kosovë–Serbi është në fokus edhe të presidentit Donald Trump.

by Shpat Blakcori
4 muaj ago
2 0
A A

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, ka ngritur shqetësime për raportet politike mes qeverisë Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kupchan vlerëson se me pezullimin e dialogut strategjik është shënuar një pikë e re e ulët e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

“Mendoj se mund të thuhet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në një pikë të re të ulët, që nga pavarësia e vendit. Nuk mund të kujtoj një kohë kur marrëdhënia mes Uashingtonit dhe Prishtinës ka qenë kaq e tensionuar. Kjo lidhet me administratën Biden, kur Uashingtoni ndiente se Kurti po ndërmerrte hapa që ishin të panevojshëm dhe provokues. Administrata Trump ka pasur të njëjtin qëndrim si administrata Biden, se qeveria në Prishtinë nuk po avancon në dialogun me Beogradin. Kjo pakënaqësi u shpreh përmes ndërprerjes së dialogut strategjik me Kosovën para disa muajsh”, deklaroi ai për Tëvë1.

Ai vlerëson se Kurti ka bindje të forta politike dhe se është i gatshëm të përballet me veprime që ai i ndërmerr e që i vlerëson se janë të drejta dhe në të mirën e Kosovës.

“Ai është njeri me bindje të forta. Ai beson fuqishëm në vendimet dhe qasjen e tij, dhe është i gatshëm t’u qëndrojë atyre. Qoftë çështja e targave, qoftë çështja e mbylljes së institucioneve paralele, apo vendosja e kryetarëve në veri të zgjedhur nga një përqindje shumë e vogël e popullsisë — këto veprime mund të forcojnë imazhin e një lideri të vendosur, të fortë, që i qëndron kundër presionit ndërkombëtar”, vlerësoi Kupchan.

Tutje, eksperti amerikan thotë se çështja Kosovë–Serbi është në radarin e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Mendoj se përgjigjja është po. Kjo sepse Trump e sheh veten si paqebërës dhe negociator të aftë. Ai ka shtyrë përpara armëpushimin mes Gazës, Hamasit dhe Izraelit. Vazhdon përpjekjet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Ka sjellë liderë të ndryshëm në Shtëpinë e Bardhë për t’i inkurajuar të punojnë për paqe. Çështja Kosovë–Serbi është në radar të tij; ai e ka përmendur disa herë. Me tri vjet që i kanë mbetur mandatit të dytë të Trumpit, në një moment ai do të angazhohet personalisht për të tentuar të ndërmjetësojë paqen mes Beogradit dhe Prishtinës”.
Së fundmi, kryetari republikan i nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën pushtimin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”. /teve1.info/

Tags: Charles KupchanKosovaSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën