TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Guri thotë se presidentja Osmani po vepron nën direktivat e LVV-së

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Guri thotë se presidentja Osmani po vepron nën direktivat e LVV-së

Ish-deputeti i Kosovës nga radhët e LDK-së, Paris Guri ka deklaruar se mënyra më e mirë për të pasur një qeveri funksionale do të ishin zgjedhjet e pashmangshme.

Ai theksoi se propozimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie të unitetit duhej të merrej seriozisht në konsideratë.

Anëtari i LDK-së ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për tentim të bllokimit të Kuvendit dhe siç ka thënë ai për uzurpim të institucioneve.

Guri ka ripërsëritur gjithashtu qëndrimin e LDK-së për refuzimin e ftesës së LVV-së për bashkëpunim.

“Do të ishte shumë mirë që të dëgjohej propozimi i LDK-së, e vetmja mënyrë do të ishin zgjedhjet e shmangshme, do të ishte po të dëgjohej propozimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku të cilin e bëri për krijimin e një qeverie të unitetit pas bllokadës e cila u bë dhe u pa që nuk i ka numrat partia e parë as për konstituimin e Kuvendit as për formimin e Qeverisë. LVV gjithçka ka bërë prej 15 prillit, ka qenë tentimi për me e bllokua konstituimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht me qenë institucionet e uzurpueme prej ministrave në detyrë e kryeministrit në detyrë, fillimisht VV e ka ditur se LDK nuk bashkëqeverisë me VV-në për arsye se ka qenë opinion i qartë edhe gjatë fushatës elektorale, tu e pasur parasysh dëmin që ia ka shkaktuar Kosovës dhe stagnimin e brendshëm të zhvillimit ekonomik, mirëpo edhe aspektit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mirësive tona të cilat janë fundament vleror i LDK-së, kjo ka qenë më se e ditur se ftesat do të refuzohen”, ka deklaruar Guri në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndërkohë, Guri shtoi se presidentja është shndërruar në një zbatuese të fjalëve të pushtetit në detyrë.

Sa i përket datës së zgjedhjeve, Guri ka potencuar se LDK është e kënaqur që zgjedhjet do të mbahen më 28 dhjetor, pasi në këtë periudhë mërgimtarët kthehen në Kosovë dhe kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës.

Ndër të tjera, ai theksoi se LDK nuk lejon që të praktikohen  mënyra të papërshtatshme votimi.

“Është fatkeqësi që presidentja është shndërruar në një realizuese të fjalëve të pushtetit, duke e pasur parasysh se me Kushtetutë të Kosovës, presidentja është mbi partitë politike dhe nuk e dëgjon nuk bëhet vegël e një partie politike për t’i ndërmarrë veprimet kushtetuese, për LDK-në nuk ka qenë askund problem data e zgjedhjeve, ne jemi të lumtur që zgjedhjet po mbahen më 28 dhjetor kur e dimë që në Kosovë vinë edhe mërgimtarët dhe kanë të drejtë vote. Ne presim sërish të dalim të parët nga mërgata. Ne nuk mund të lejojmë praktika të tilla me votua mërgata në restorante, të cilat janë të çuditshme për vendet e botës, dhe për një vend demokratik siç është Kosova. Ideja e VV-së ka qenë me manipulua me votën e mërgatës duke tentua përmes dy vendimeve, ku vendimi i parë me votua në restorante ku s’janë vende adekuate dhe nuk janë reprezentuese për shtetin e Kosovës”, ka thënë ai mes tjerash./teve1.info/

Tags: LDKParis GuriTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR forcon praninë dhe patrullimet në Kosovë për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin

KFOR forcon praninë dhe patrullimet në Kosovë për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin

Rektori i UP-së paralajmëron KEDS-in – Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës rrezikon të mbyllet

Rektori i UP-së paralajmëron KEDS-in – Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës rrezikon të mbyllet

Superheronjtë rikthehen në Pediatri – Gëzim dhe dhurata për fëmijët për të gjashtin vit me radhë

Superheronjtë rikthehen në Pediatri – Gëzim dhe dhurata për fëmijët për të gjashtin vit me radhë

Me simbole të Kosovës – Betohet kryetari i ri serb i Mitrovicës së Veriut

Me simbole të Kosovës – Betohet kryetari i ri serb i Mitrovicës së Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën