TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Smajlaj: Gjuha e Kurteshit ndaj mediave, degradim i papranueshëm për një ish-Avokat të Popullit

by teve1
17 minuta ago
0
A A
Smajlaj: Gjuha e Kurteshit ndaj mediave, degradim i papranueshëm për një ish-Avokat të Popullit

Politologu Avdi Smajlaj ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi, të cilat ai i ka cilësuar si “të ulëta dhe degraduese” për mediat dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Smajlaj ka thënë se deklarata të tilla janë veçanërisht të papranueshme duke pasur parasysh se Kurteshi ka shërbyer më parë si Avokat i Popullit.

“Është një gjuhë e ultë, jo vetëm ndaj mediave, por edhe ndaj analistëve, duke i krahasuar me kafshë. Është e dhimbshme dhe e turpshme, sepse ai ka qenë Avokat i Popullit”, është shprehur Smajlaj, duke shtuar se në vendet demokratike kjo figurë është simbol i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Sipas tij, një ish-Avokat i Popullit duhet të ketë si objektiv kryesor mbrojtjen e mediave dhe jo sulmin ndaj tyre.

“Kurteshi ka qenë Avokat i Popullit dhe një figurë e tillë do të duhej të ishte shumë e respektuar. Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të mediave duhet të ishte një nga vlerat e tij më të mëdha, pasi ky është një nga objektivat kryesorë të Institucionit të Avokatit të Popullit”, ka deklaruar Smajlaj.

Ai ka bërë thirrje që institucionet kompetente të trajtojnë këtë çështje, pasi siç tha, gjuha publike po degradon dita-ditës.

“Është e papranueshme dhe e vështirë të shpjegohet sesi dita-ditës po degradojmë, dhe po degradojnë edhe gjuha dhe diskursi. Unë shpresoj që institucionet përkatëse ta trajtojnë këtë çështje, pasi ajo ka rëndësi përtej faktit se vjen nga një përfaqësues i një partie politike në një institucion si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ),” ka përfunduar ai.

Ndryshe, Sami Kurteshi në një mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 2 dhjetor nuk i lejoi gazetarët të merrnin pamje afër tryezës së Komisionit dhe kërkoi që mediat të vendosen në atë që ai e quajti këndi i mediave. Por, ishte gjuha e përdorur nga ai gjatë diskutimit të nxehur me gazetarë që nxiti reagime. Me një ton të ashpër, Kurteshi iu kërkoi me këmbëngulje gazetarëve të largohen në atë që tha se ishte këndi i tyre dhe iu drejtua si “mediat që po bëjnë shpifje shumë të mëdha”.

Bashkimi Evropian, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe të tjerë e kanë dënuar gjuhën e përdorur nga një anëtar i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ndaj mediave, pasi ai i kishte cilësuar ato si “kriminale” dhe “vrasës me pagesë”.

Në një reagim në Facebook, Zyra e BE-së në Prishtinë bëri thirrje të enjten t’i jepet fund një gjuhe të tillë, duke shtuar se liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike.

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë (OSBE) tha se sjellja e Kurteshit ndaj gazetarëve ishte e “papranueshme”.

“Liria e medias dhe diskursi publik i përgjegjshëm janë thelbësore për demokracinë e Kosovës. Përfaqësuesit politikë në institucionet e pavarura duhet t’i mbajnë standardet më të larta të profesionalizmit dhe respektit”, tha OSBE në Facebook.

Përveç Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe OSBE-së, ndaj gjuhës së Kurteshit reagoi sërish AGK-ja dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Evropianë (FGE), Ricardo Gutierrez.

Gutierrez shkroi në Facebook, drejtuar kryeministrit në detyrë, Kurtit, duke thënë se “duhet t’i jepni menjëherë fund fushatës së njollosjes që po zhvillohet nga një anëtar i partisë suaj kundër gazetarëve”.

“Z. Kurti, duke toleruar shpërthime të tilla, ju po minoni gazetarët, besueshmërinë e tyre dhe vendin tuaj, duke i lejuar anëtarët e partisë suaj, LVV-së, të denigrojnë këdo që guxon t’ju kërkojë juve dhe politikëbërësve të tjerë llogari. Turp për partinë tuaj! Ju bëj thirrje t’i jepni fund kësaj frikësimi para se të jetë tepër vonë”, shkroi Gutierrez.

Në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2025, Kosova renditet e 99-ta nga 180 vende./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spiropali në ministerialin e OSBE-së: Siguria dhe përparimi në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet

Spiropali në ministerialin e OSBE-së: Siguria dhe përparimi në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet

SBASHK merr pjesë në Konferencën botërore mbi inteligjencën artificiale

SBASHK merr pjesë në Konferencën botërore mbi inteligjencën artificiale

Perbreza merr drejtimin e Komunës, votimi i kryesuesit të Kuvendit “përçan” PDK-në

Perbreza merr drejtimin e Komunës, votimi i kryesuesit të Kuvendit “përçan” PDK-në

Osmani informohet nga Radoniqi për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme

Britania dhe Norvegjia krijojnë flotë të përbashkët për t’iu kundërvënë aktivitetit detar rus

Britania dhe Norvegjia krijojnë flotë të përbashkët për t’iu kundërvënë aktivitetit detar rus

Smajlaj: Gjuha e Kurteshit ndaj mediave, degradim i papranueshëm për një ish-Avokat të Popullit

Smajlaj: Gjuha e Kurteshit ndaj mediave, degradim i papranueshëm për një ish-Avokat të Popullit

Osmani informohet nga Radoniqi për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme

Osmani informohet nga Radoniqi për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme

Pas takimit në Moskë, SHBA-ja pret delegacionin ukrainas në Miami për bisedimet e paqes

Pas takimit në Moskë, SHBA-ja pret delegacionin ukrainas në Miami për bisedimet e paqes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën