TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LVV heshtë pas kërkesave për largimin e Sami Kurteshit

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, edhe një herë ka përdorur gjuhë të papranueshme ndaj gazetarëve. Ky i fundit, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, e ka quajtur si Aleancë të Grupeve Kriminale. Për këtë AGK ka kërkuar nga VV ta largojë nga pozita e tij Kurteshin.

by Fidan Zejnullahu
5 muaj ago
1 0
A A

Mbledhja e KQZ-së përfundoi normalisht.

E gazetarët u interesuan për të bërë pyetje.

Por, ky fakt e pengoi edhe një herë, anëtarin e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

Ky i fundit, mori përsipër ta mbante rendin brenda sallës.

Por, Kurteshi nuk u ndal me kaq.

Në llogarinë e tij në Facebook, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, e quajti Aleancë të Grupeve Kriminale.

Madje edhe listoi disa mediume, të cilat sipas tij, janë mbrojtës të vrasësve me pagesë.

Për këtë, AGK, ka një kërkesë për partinë të cilën Kurteshi e përfaqëson në KQZ.

“Nuk është hera e parë që z. Kurteshi e quan AGK-në, organizatën e vetme që i mbron gazetarët në Kosovë, si Aleancë të Grupeve Kriminale. Është një e papërshtatshme dhe e papërgjegjshme dhe rrezikshme. Renditja e një liste të medieve që z. Kurteshi i quan si vrasës me pagesë është një gjuhë e nxitjes së urrejtjes e cila në fakt mund të transformohet edhe në dhunë fizike ndaj gazetarëve kur ata e bëjnë punën e tyre. Në i bëjmë thirrje VV-së, liderit të saj, z. Kurti por edhe presidentes të vendit, ta shqyrtojnë largimin e z. Kurteshi nga të qenurit anëtar i KQZ-së”, tha kryetari i AGK-sëm Xhemajl Rexha.

Sipas Rexhës, kjo nuk është hera e parë që Kurteshi përdor gjuhë të tillë ndaj gazetarëve.

“Z. Kurteshi njihet për sulmet e tij brutale ndaj gazetarëve dhe medieve tash e një kohë, sidomos prej kur është anëtar në KQZ dhe ajo çfarë ka ndodhur në dy ditët e fundit është vetëm një përsëritje e një praktike shumë të dëmshme”, tha ai.

Reagim të menjëhershëm të VV-së, po kërkojnë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

“VV duhet ta analizojë e ta trajtojë me seriozitet të plot e më përgjegjësinë e një subjekti politik, sepse kanë qenë kritik të ashpër ndaj atyre që kanë sulmuar mediumet dhe shoqërinë civile. Duhet të marrin masa e të veprojnë karshi rritjes së bashkëpunimit me mediumet dhe OJQ-të, që për fat të keq nuk po ndodh një gjë e tillë, e duhet të kthehet raporti e të krijohet komunikimi me mediat e OJQ-të”, tha Kenan Gashi nga AVONET.

Për këtë çështje, Tëvë1 ka pyetur edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.

Por që të njëjtit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Për gjuhën e Kurteshit, ka reaguar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada e Gjermanisë si dhe organizata të tjera që merren me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Specialja nis seancat “kundër administrimit të drejtësisë”, procesi vazhdon deri më 15 maj

E shtuna me temperatura deri në 37°C

E hëna me diell e vranësira, kushte të favorshme edhe për bujqësinë

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë

Dua Lipa padit Samsungin për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj

Dua Lipa padit Samsungin për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Specialja nis seancat “kundër administrimit të drejtësisë”, procesi vazhdon deri më 15 maj

E shtuna me temperatura deri në 37°C

E hëna me diell e vranësira, kushte të favorshme edhe për bujqësinë

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën