TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mehmeti: Familja ishte institucioni që ruajti shqiptarinë nga asimilimi në rrethinën ku jetoja

by teve1
15 sekonda ago
0
A A
Mehmeti: Familja ishte institucioni që ruajti shqiptarinë nga asimilimi në rrethinën ku jetoja

Publicisti, Kim Mehmeti ka theksuar rëndësinë e familjes si institucion i vetëm që mbajti gjallë identitetin shqiptar në rrethinën e Shkupit gjatë periudhës së socializmit, kur shqiptarët nuk kishin institucione që t’i mbrojnë nga asimilimi dhe tjetërsimi nga pushtuesi.

Duke folur për librin e tij të fundit, “Ndryshku i Kohës”, në emisionin “Këndi i Debatit”, Mehmeti ka shpjeguar se shqiptarët në atë kohë përballeshin me mungesë të institucioneve të pranueshme për ta.

“Unë nuk ndjeja frikën se mund të tjetërsohesha, sepse nuk merresha me këtë gjë. Mirëpo, nëna më kujtonte gjithmonë që të ruaja identitetin tim. Mirëpo, nëna më kujtonte gjithmonë të ruaja traditat e familjes: edhe kur lija flokët më të gjata, më thoshte të shkurtroja, sepse nuk ngjaja si i yni dhe kisha ndryshuar. Pra, familja ishte institucioni më i rëndësishëm që e shpëtoi shqiptarinë në atë rrethinë, sepse ne nuk kishim institucione që na pranonin ose na mbrojnë. Në institucionet e atjeshme mund të futeshe vetëm nëse martoheshe me maqedonase dhe nëse haroje gjuhën shqipe, duke folur maqedisht njësoj si maqedonasit; përndryshe, nuk kishe hyrje atje. Në libër kam shkruar një fjali që nuk e harroj kurrë: babai më tha kur më dërgoi në shkollën e mesme: ‘Mëso shqipen, sepse kjo gjuha hap dyer’. Në ish-Jugosllavi ekzistonin gjuhë që të hapnin dyer dhe gjuhë që të mbyllnin dyer, gjuha shqipe ishte ajo që të mbyllte dyer,” ka thënë Mehmeti.

Ai ka shtuar se ky libër është një homazh për paraardhësit shqiptarë që flijuan gjithçka për të ruajtur identitetin e tyre.

“Këtë libër e kam shkruar për ata njerëz që flijuan gjithçka, që ne të mbetemi shqiptarë dhe të ruajmë identitetin tonë. Ai është për të mos u asimiluar nga pushtuesi. Vëllezërit tanë shqiptarë ortodoksë u bënë maqedonas, iu mor gjuhën dhe iu dhanë privilegje. Unë jam nga Reka e Epërme, ku kemi qenë gjysmë gjysmë: gjysma u islamizuan shumë vonë dhe gjysma mbetën ortodoksë, ndërsa sot pothuajse nuk ka mbetur asnjë shqiptar atje, edhe pse dikur ishin qindra mijëra. Neve na shpëtoi feja, dhe kjo është ajo për çfarë flas. Flas për periudhën socialiste, kur ekzistonin plane për t’i asimiluar shqiptarët,” ka thënë ai.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kim Mehmeti: Po shtohemi si popull, por po pakësohemi si shqiptarë – pse po ndodh kjo?

Kim Mehmeti: Po shtohemi si popull, por po pakësohemi si shqiptarë – pse po ndodh kjo?

Kim Mehmeti sqaron deklaratën: Nuk e kisha fjalën për të gjithë kosovarët, por për ata që dalin në media

Kim Mehmeti sqaron deklaratën: Nuk e kisha fjalën për të gjithë kosovarët, por për ata që dalin në media

“Zhblokimi” i KPK-së – Si mund të ndodhë?

“Zhblokimi” i KPK-së – Si mund të ndodhë?

Artistët e rinj njihen me arkivin e Institutit për Krimet e Luftës në Kosovë

Artistët e rinj njihen me arkivin e Institutit për Krimet e Luftës në Kosovë

Mehmeti: Familja ishte institucioni që ruajti shqiptarinë nga asimilimi në rrethinën ku jetoja

Mehmeti: Familja ishte institucioni që ruajti shqiptarinë nga asimilimi në rrethinën ku jetoja

Kim Mehmeti: Po shtohemi si popull, por po pakësohemi si shqiptarë – pse po ndodh kjo?

Kim Mehmeti: Po shtohemi si popull, por po pakësohemi si shqiptarë – pse po ndodh kjo?

Dramë në hapje të Final 8, Bora fiton 2 pikë ndaj Istogut

Bora i revanshohet Rahovecit

Kim Mehmeti sqaron deklaratën: Nuk e kisha fjalën për të gjithë kosovarët, por për ata që dalin në media

Kim Mehmeti sqaron deklaratën: Nuk e kisha fjalën për të gjithë kosovarët, por për ata që dalin në media

“Këndi i Kimit”- 03.12.2025

“Këndi i Kimit”- 03.12.2025

Trajneri i ri i Yllit kthen fitoret në Suharekë, mposhtet Prishtina

Trajneri i ri i Yllit kthen fitoret në Suharekë, mposhtet Prishtina

Albion Rrahmani shënon gol pas një kohe të gjatë

Albion Rrahmani shënon gol pas një kohe të gjatë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën