TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mitrovicë e Veriut – Bizneset nën shënjestër të Listës serbe për shkak të mendimit politik

by TËVË 1
10 muaj ago
3
A A
Mitrovicë e Veriut – Bizneset nën shënjestër të Listës serbe për shkak të mendimit politik

Kompania lokale e autobusëve nga Mitrovica e Veriut, e njohur me emrin “JO Travel”, është përballur me një sërë pengesash biznesi në muajt e fundit, të cilat, sipas pronarit Goran Antiq, nuk janë rezultat i kushteve të tregut, por i pikëpamjeve të tij të shprehura publikisht kundër Listës Serbe dhe autoriteteve në Serbi.

Sipërmarrësi Antiq, deklaron se presionet manifestohen përmes barrierave të ndryshme administrative, logjistike dhe të sigurisë që nuk i kishte më parë. Midis tyre, siç thekson ai, janë kontrollet e papritura, vështirësitë në marrjen e lejeve, por edhe raportet dhe vizitat e shpeshta inspektuese që “si rregull nuk zbulojnë asnjë parregullsi, por shërbejnë si një formë frikësimi”.

“Që nga momenti që thashë publikisht atë që mendoj për situatën politike dhe sjelljen e strukturave të caktuara, puna ime është bërë pothuajse e pamundur. Është sikur dikush do të më detyrojë të hesht ose ta mbyll kompaninë”, tha për veritasinfo Goran Antiq.

Nga ana tjetër, disa qytetarë dhe aktivistë civilë deklarojnë se raste të tilla nuk janë të izoluara dhe se ato janë një shembull i një problemi më të gjerë në të cilin sipërmarrësit në veri të Kosovës vuajnë pasojat e bindjeve të tyre politike ose qëndrimit kritik ndaj strukturave lokale.

“Kjo ndikon në klimën e biznesit, por edhe në ndjenjën e lirisë. Njerëzit kanë frikë të flasin publikisht, sepse shohin se çfarë u ndodh atyre që guxojnë të kritikojnë”, tha Ivan Pantiq nga Zveçani.

Ndërsa pronari i “JO Travel” thotë se nuk do të heqë dorë nga biznesi dhe as nuk do të tërheqë pozicionet e tij, ai pret që institucionet dhe organizatat ndërkombëtare t’i kushtojnë më shumë vëmendje presioneve mbi biznesmenët vendas.

“Nuk kam nevojë për privilegjin e askujt — vetëm të më lënë të punoj”, përfundoi ai.

Tags: bizneseMitrovice e VeriutTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenti para 6 tetorit, analistët: Ka ende mundësi për marrëveshje, por sinjalet flasin për zgjedhje

Presidenti para 6 tetorit, analistët: Ka ende mundësi për marrëveshje, por sinjalet flasin për zgjedhje

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit

Emisioni “Info Nata” 29.09.2026

Shqipëria mposht San Marinon, merr kreun e grupit

Shqipëria mposht San Marinon, merr kreun e grupit

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit

Ushqimet që mund t’i hani gjatë natës, pa frikë

Ushqimet që mund t’i hani gjatë natës, pa frikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën