TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

by teve1
3 muaj ago
3
A A
Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka deklaruar se ende nuk është diskutuar nëse ai do të jetë pjesë e 10-shes së parë të kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në emisionin “Këndi i Debatit”, Agani ka theksuar se një vend në listë do të ishte shenjë mirënjohjeje ndaj partisë së tij.

“Ne nuk i kemi definuar ende këto detaje; nesër do të diskutojmë. Për mendimin tim, do të ishte shenjë respekti ndaj subjektit politik të cilin e udhëheq, meqenëse iu ka bërë ftesa Partisë së Drejtësisë dhe unë do ta kisha pritur një gjë të tillë” ka thënë ai.

Agani ka nënvizuar se marrëveshja politike me LDK-në për garim të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit nuk është një reagim i menjëhershëm politik, pas shpërbërjes së Koalicionit për Familjen, por një proces politik që ka nisur një vit më parë.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi mes tyre ka për qëllim të avancojë rezultatet e partisë në zgjedhje dhe të sjellë ndryshime substanciale në rezultatet e saj.

Kryetari i PD-së gjithashtu ka vënë në dukje rëndësinë e programit të përbashkët për reformën e shëndetësisë dhe sigurime shëndetësore për qytetarët, duke e paraqitur atë si një avantazh kryesor për votuesit.

“Ajo që është me rëndësi është se ky vizion politik nuk është një reagim i menjëhershëm pas shpërbërjes së Koalicionit për Familjen, por një proces politik që ka nisur një vit më parë. Aktualisht po ndalon përkohësisht për shkak të zhvillimeve në vend, por do të vazhdojë me qëllim arritjen e fitoreve në këto zgjedhje dhe përmirësimin substancial të rezultateve të LDK-së. Një vend i parë në listë do të nënkuptonte dyfishim të votave dhe është një ambicie e mundshme, nëse qytetarët e kuptojnë se programi i LDK-së, ku merr pjesë edhe Partia e Drejtësisë, ofron reformat më të mira për shëndetësinë dhe garanton sigurime shëndetësore për qytetarët,” ka theksuar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Behrami: Në Hagë nuk janë gjykuar individët, por UÇK-ja dhe Kosova

Behrami: Duhet marrëveshje dhe kompromis për presidentin, ende s’janë bërë konsulta, do marrim pjesë në takime

Rama e çon në Kuvend projektligjin për Bordin e Paqes, kërkon miratim me procedurë urgjente

Rama për procesin në Hagë: Besoj se niveli i ri i sensibilizimit, do të ndikojë në proces

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet një i mitur

Boga mbetet destinacioni më i kërkuar dimëror në Rugovë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Penguan zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, arrestohen dy persona në Podujevë

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person, raportohet për dhunimin e një gruaje në Pejë

Dyshohet se një bjeshkatar rrëshqiti në Majën e Hajlës, nis operacion kërkim-shpëtimi

Dyshohet se një bjeshkatar rrëshqiti në Majën e Hajlës, nis operacion kërkim-shpëtimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën