Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot certifikimin e 22 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor në Kosovë.
Ndërkohë, Lista Serbe është refuzuar sërish nga KQZ për shkak të mungesës së mbështetjes së mjaftueshme gjatë votimit.
Pezull në proces ka mbetur edhe Nisma Socialdemokrate e cila nuk është certifikuar ende për shkak të mungesës së plotësimit të listës së nënshkrimeve.
Sipas Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, NISMA i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera ligjore, përveç listës së nënshkrimeve, e cila duhet të plotësohet para se subjekti t’i nënshtrohet votimit në KQZ.
Partisë i është dhënë afat deri më 3 dhjetor, në orën 12:00, për të dorëzuar listën e plotë të nënshkrimeve.
“Në mesin e subjekteve politike që kanë aplikuar është dhe NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA. Sipas njoftimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ky subjekt politik i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera, përveç listës së nënshkrimeve.Pas plotësimit të listës së nënshkrimeve, subjekti politik do t’i nënshtrohet certifikimit nga KQZ. Subjektit politik, i është dhënë afat për plotësim të listës së nënshkrimeve deri 3 dhjetor 2025, në orën 12:00”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./teve1.info/







