Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, bëri të ditur se Ministria e Financave ende nuk ka ndarë mjetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Buzhala tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë të Ministrisë, por deri tani nuk kanë marrë asnjë informacion zyrtar për buxhetin e kërkuar.
“Sapo të kenë informacione konkrete, do të na njoftojnë. Por deri në këtë moment, nuk kemi asgjë zyrtare lidhur me buxhetin e miratuar nga KQZ-ja”, u shpreh ai.







