TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në adresimin e tij para Këshillit të Përgjithshëm të partisë, deklaroi se LDK është e përgatitur të marrë përgjegjësinë e qeverisjes dhe të rikthejë stabilitetin institucional në vend. Ai theksoi se partia është gati të udhëheqë me dinjitet dhe të korrigjojë, siç tha ai, dëmet e shkaktuara gjatë viteve të fundit.

LDK është gati të marr timonin, theksoi Abdixhiku

“LDK është gati të marr timonin, gati të jap qeverisje të dinjitetshme, gati të zhbëjë dëmet e bëra, gati të sjellë standard evropian të punës dhe politikës, si dhe gati të rikthej Kosovën në rrugën e saj origjinale Euroatlantike. Po ashtu gati të rifitoj besimin e qytetarëve dhe respektin e aleatëve”, theksoi Abdixhiku.

Abdixhiku deklaroi se LDK po hyn në një cikël të ri elektoral me forcë të qëndrueshme dhe të mbështetur në përvojën dhe traditën e saj politike. Ai theksoi se Kosova ka nevojë për stabilitet dhe maturi, vlera të cilat, sipas tij, i përfaqëson vetëm LDK-ja.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku tha se nga kjo mbledhje pritet të dalë një mesazh i qartë për qytetarët dhe për vendin, duke kërkuar seriozitet, unitet dhe vendimmarrje të përgjegjshme nga strukturat e partisë. “Qytetarët e Kosovës po na matin dhe nga ne presin drejtim për vendin,” u shpreh ai, duke nënvizuar rëndësinë e një zëri të përbashkët në këtë fazë të re politike.

Kosova ka nevojë pikërisht për këtë forcë, forcën tonë, u shpreh Abdixhiku.

“LDK, po hyn në një garë të re elektorale me një forcë që nuk vjen vetëm nga numrat elektoral, por nga përvoja, nga qëndrueshmëria e mbi të gjitha nga trashëgimia jonë. Ne nuk jemi parti e improvizimeve dhe as e krizave të rrejshme. Jemi parti e organizimit, jemi parti e maturisë, e vetë shtetit dhe sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë pikërisht për këtë forcë, forcën tonë”, theksoi ai.

Kreu i LDK-së kritikoi gjendjen aktuale politike dhe institucionale në vend. Ai tha se Kosova sot nuk është ajo për të cilën është punuar dhe sakrifikuar për vite me radhë, duke e përshkruar situatën si një “qorrsokak institucional”. Sipas tij, vendi është i lodhur nga krizat e panevojshme dhe përplasjet e vazhdueshme, të cilat kanë sjellë ngecje në funksionimin e institucioneve.

“Kemi ardhur këtu pas një pritjeje të gjatë, që nga kjo mbledhje të dalë një mesazh i fuqishëm për vendin që nga kjo sallë të niset rruga e vërtet e ndryshimit, që Këshilli i Përgjithëm të flas me një zë dhe një vendim që reflekton besimin e qytetarit të Kosovës. Sepse qytetarët e Kosovës po na shikojnë e po na dëgjojnë sot, na matin dhe nga ne presin seriozitet, unitet e mbi të gjitha drejtim për vendin”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku akuzoi qeverinë aktuale për mungesë të moralit demokratik, mungesë përgjegjësie qytetare dhe dobësim të aleancave strategjike që, sipas tij, e kanë mbajtur Kosovën të sigurt për dekada.

“Kosova që gjejmë sot nuk është Kosova që e kemi ëndërruar, nuk është ajo Kosovë për të cilën kemi punuar, që sakrifikuam e luftuam. Sot, vendi ynë është i lodhur e rrazkapituar nga krizat e pa arsyeshme dhe i mbytur në përplasje, të panevojshme e të paarsyshme me politikën. Është një Kosovë e future në qorrsokak institucional, e humbur në aventurat e një pushteti që nuk e njeh dot moralin demokratik, as përgjegjësinë qytetare edhe më pak Aleancën strategjike që e kanë mbajtur këtë vend të sigurt për dekada”, theksoi Abdixhiku.

Ai foli edhe për situatën ekonomike, duke theksuar se Kosova përballet me ekonomi të ngurtë, biznese të lodhura, investime të bllokuara dhe qytetarë të dëshpëruar.

Sipas tij, në shtyllën e tretë, LDK, fokusohet në zhvillim ekonomik e në rritje të standardit të mbijetesë së popullit tonë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 28 dhjetor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse Shkodra është qytet historik sipas Kullës

Pse Shkodra është qytet historik sipas Kullës

Disa lagje të Fushë Kosovës pa ujë

Disa lagje të Fushë Kosovës pa ujë

Komuna e Hanit të Elezit anulon tenderin për ngrohje, shkak çmimet e larta

Kryetarët shqiptarë në veri, të premten e dorëzojnë detyrën

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Sa ka gjasa që ish krerët e UÇK-së, epilogun ta presin në liri?

Pse Shkodra është qytet historik sipas Kullës

Pse Shkodra është qytet historik sipas Kullës

“MATRIX” 01.12.2025

“MATRIX” 01.12.2025

Disa lagje të Fushë Kosovës pa ujë

Disa lagje të Fushë Kosovës pa ujë

Komuna e Hanit të Elezit anulon tenderin për ngrohje, shkak çmimet e larta

Kryetarët shqiptarë në veri, të premten e dorëzojnë detyrën

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Sa ka gjasa që ish krerët e UÇK-së, epilogun ta presin në liri?

LVV bëhet bashkë me tri parti, të tjerat garojnë  të vetme

LVV bëhet bashkë me tri parti, të tjerat garojnë të vetme

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën