TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Varroset Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës

Sot mes dhimbjeve të mëdha, i është dhënë lamtumira e fundit Behar Topillës, të mbijetuarit të vetëm të masakrës së Shavarinës. Gjatë ceremonisë së varrimit, u tha se Topilla i tregoi botës së ushtria serbe po i udhëhiqte operacione shfarosëse kundrejt shqiptarëve.

by Fidan Zejnullahu
5 muaj ago
1 0
A A

Rrugën e morën drejt varrezave të fshatit Gllanasellë të Drenasit.

Kështu të dielën, qindra qytetarë u mblodhën në lagjen Topilla të këtij fshati.

Krejt kjo për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Behar Topillës.

Ky i fundit ndërroi jetë të martën në Suedi, pas një sëmundje të rëndë.

Topilla ishte i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës, ku forcat serbe vranë mbi 40 civilë shqiptarë.

Ceremonia fetare për varrimin e Behar Topilles, filloi në ora 13:00.

E për familjarët dhimbja e ndarjes nga më i dashuri i tyre, ishte e madhe.

Në emrin e tyre, Burim Beqiri, tha se Behar Topilla i tregoi botës se ushtria serbe, po udhëhiqte operacione shfarosëse ndaj shqiptarëve

“Behar, ti ishe dhe do mbetesh një dritë e gjallë. Një thirrje për drejtësi dhe nderim, zëri yt, historia dhe guximi yt do të jetojnë përtej kohës. Pusho në paqe o dëshmitar i rrugës së lirisë”, tha ai.

Me të pranishmit u ndanë edhe përjetimet e Topillës, kur ky i fundit si 19 vjeçar, i mbijetoi njërës nga masakrat më të rënda të luftës.

“Behari pas masakrës ku i shpëtoi vdekjes për një fije floku, arriti të tërhiqet deri tek në, tek pishat në mes fshatrave Çikatovë e Vjetër, Gllabarë, Shkabë dhe Verboc.Aty ishim të vendosura disa grupe të UCK-së. Behari aty mori ndihmën e parë”, tha Ferki Karaxha – komandant “Kompania”.

Ferki Karaxha nga batalioni i parë i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” tha se UÇK arriti ta ruante dëshminë e Topillës.

“Më vonë nën përcjellje ushtarake, përshkroi rrugët e malit, rrugët e luftës derisa arriti në Maqedoninë e atëhershme. UCK këtë e bëri për ta ruajtur dëshmitarin e gjallë të njërës prej masakrave më të mëdha të bërë ndonjëherë nga krimet serbe”, tregoi ai.

Behar Topilla ndërroi jetë në moshën 45 vjeçare.

Ndërsa historia e tij u bë e njohur në botë përmes gazetës amerikane The Salt Lake Tribune, me titullin “I mbijetuari i vetëm”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Specialja nis seancat “kundër administrimit të drejtësisë”, procesi vazhdon deri më 15 maj

E shtuna me temperatura deri në 37°C

E hëna me diell e vranësira, kushte të favorshme edhe për bujqësinë

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë

Dua Lipa padit Samsungin për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj

Dua Lipa padit Samsungin për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Specialja nis seancat “kundër administrimit të drejtësisë”, procesi vazhdon deri më 15 maj

E shtuna me temperatura deri në 37°C

E hëna me diell e vranësira, kushte të favorshme edhe për bujqësinë

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën