TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku uron 28 nëntorin: Sot kujtojmë me krenari lindjen e një kombi të lirë e të pavarur

by Tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Abdixhiku uron 28 nëntorin: Sot kujtojmë me krenari lindjen e një kombi të lirë e të pavarur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në postimin e tij në Facebook, Abdixhiku shprehu urimet dhe reflektimet mbi këtë ditë historike:

“Gjithë shqiptarëve kudo që janë urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ditën historike, që u fitua me shumë sakrificë nga patriotët, burrat e gratë, që kishin ideal të përbashkët, aspiratën e kahershme për liri e pavarësi. Sot kujtojmë me krenari lindjen e një kombi të lirë e të pavarur, të mbështetur mbi vlera e ideale që na bashkojnë. Shqipëria u bë realitet falë vendosmërisë dhe guximit të një brezi vizionar, që sfidoi çdo pengesë për të shpallur pavarësinë dhe për të ndërtuar një shoqëri mbi liri, dinjitet e demokraci.”

Ai theksoi se mesazhi i Ditës së Flamurit është i qartë dhe përfshin kujtesën e të rënëve, respektin për historinë dhe përkushtimin ndaj së ardhmes:

“Ta kujtojmë me krenari të shkuarën, t’i nderojmë të rënët dhe të punojmë me përkushtim për të ardhmen e shqiptarëve kudo që janë.”

Abdixhiku gjithashtu vuri në pah figurat më të shquara të historisë shqiptare dhe rolin e tyre në ndërtimin e kombit:

“Kjo datë lidhet me figurat më të ndritura të historisë sonë kombëtare: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali dhe patriotët që shpallën pavarësinë; Presidenti historik Ibrahim Rugova, ideatori i shtetit të Kosovës; komandanti legjendar Adem Jashari, shembulli i sakrificës dhe mbrojtjes së atdheut. Sot nderojmë me respekt të thellë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa veprën e tyre, sot nuk do të gëzonim lirinë që kemi. Shqipëria, pas më shumë se një shekulli pavarësi, është bërë faktor paqeje e stabiliteti në rajon.”

Në fund, Abdixhiku rikujtoi se mesazhi i Ditës së Flamurit mbetet një thirrje për të kujtuar historinë, për të nderuar të rënët dhe për të punuar me përkushtim për të ardhmen e shqiptarëve kudo që janë.

Tags: 28 NentoriLumir AbdixhikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Turizmi në bregdetin shqiptar vazhdon edhe në tetor

Turizmi në bregdetin shqiptar vazhdon edhe në tetor

Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Një kapitull i rëndësishëm në historinë moderne të Evropës

Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Një kapitull i rëndësishëm në historinë moderne të Evropës

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Deputeti Ramadani i cilëson si “lojë” takimet e Kurtit me Hamzën e Abdixhikun

A mund të ndikojnë ndryshimet ligjore në Apel? Juristët flasin për afatin e 27 nëntorit

Spanja shkruan histori, bëhet ekipi që nuk pëson humbje në 41 ndeshje radhazi

Spanja vazhdon shkëlqimin, fiton edhe ndaj Çekisë

Spanja vazhdon shkëlqimin, fiton edhe ndaj Çekisë

A mund të ndikojnë ndryshimet ligjore në Apel? Juristët flasin për afatin e 27 nëntorit

A mund të ndikojnë ndryshimet ligjore në Apel? Juristët flasin për afatin e 27 nëntorit

Rainer Rudolph në përvjetorin e Bashkimit të Gjermanisë: Kjo histori ka një kuptim të veçantë në Kosovë

Rainer Rudolph në përvjetorin e Bashkimit të Gjermanisë: Kjo histori ka një kuptim të veçantë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën